
Mos kujtoni se do të shpëtoni nga librat
Në stokPërditësuar më 21 tet 2026
Ky produkt shitet nga Zed në faqen e vet (zed.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Autore: Jean-Claude Carrière & Umberto Eco Përktheu: Saverina Pasho 280 faqe Dhurata e përsosur për adhuruesit e librit: dy nga mendjet e ndritura të botës bëjnë një bisedë të këndshme me plot ide për të ardhmen e librit në epokën digjitale dhe vendosin se LIBRI është këtu për të qëndruar. Shkenca e gëzuar: rrallëherë shprehja niçeane ka qenë kaq e përshtatshme për një libër… një libër për librat! Nga papirusi te mediat elektronike, ne udhëtojmë nëpër dy mijë vjet histori të librit përmes një diskutimi që është sa erudit aq edhe argëtues, i kulturuar e personal, filozofik e anekdotik, kureshtndjellës dhe plot shije. Kalojmë nëpër kohë dhe vende të ndryshme; takojmë njerëz të vërtetë krahas personazheve të trilluara; gjejmë lëvdimin e budallallëkut, analizën e pasionit të koleksionistit, arsyet pse një epokë e caktuar gjeneron kryevepra, mënyrën se si funksionon kujtesa dhe klasifikimin e një biblioteke. Ne mësojmë pse “pulave iu desh një shekull për të mësuar të mos kalonin rrugën” dhe cila është arsyeja pse “njohjen e së shkuarës ua detyrojmë budallenjve, idiotëve ose kundërshtarëve”. Me pak fjalë, shijojmë “hovin letrar” të dy njerëzve pasionantë, që na tërheqin në vorbullën e tyre entuziaste, në të cilën çdo ide të befason, të huton, por sidomos të mëson. Në këto kohë të obskurantizmit galopant, është ndoshta nderimi më i mirë që mund t’i bëhet kulturës dhe antidoti më efektiv ndaj zhgënjimit”.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Zed sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mos kujtoni se do të shpëtoni nga librat