
Motra e Frojdit
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Në listën e përpiluar nga themeluesi i psikanalizës, u përfshinë gruaja, bijtë, kunata, dy asistentë, mjeku personal me familjen, madje edhe qeni, por jo katër motrat moshëthyera, Maria, Roza, Paulina dhe Adolfina. Është zëri i kësaj të fundit, e degdisur në kampin e përqendrimit të Terezinit, që rikujton plot keqardhje të dhimbshme marrëdhënien e veçantë që kishte me të vëllanë, nga një fëmijëri e jetuar në simbiozë, ku Zigmundi ishte mentori, që e udhëhiqte në zbulimin e botës, deri në largimin e pashmangshëm prej saj, por gjithsesi fort të hidhur, në moshë të rritur dhe në hijen tragjike të shkëputjes përfundimtare. Na shpaloset një tablo mbresëlënëse e Vjenës kozmopolite në kapërcyellin e shekujve XVIII dhe XIX, e përshkruar nga këndvështrimi i një gruaje që pa pasur as burrë dhe as fëmijë s’mund të lakmojë rol tjetër veç atij të bijës dhe motrës. Bijë e një nëne, që nuk lë rast pa ia vënë në dukje kotësinë e jetës që bën; motër e një gjeniu të zhytur kryekëput në ndërtimin e mitit prej profeti të ri, që fati e ka blatuar të çlirojë njerëzimin nga besimet e rreme, me të cilat është ushqyer për shekuj të tërë. Një grua në arrati prej një jete të shkruar tashmë dhe kurrë të jetuar plotësisht, mes marrëdhënieve të akullta familjare, një dashurie tragjike dhe ëndrrës së parealizuar për t’u bërë nënë, e detyruar të gjejë prehje vetëm në harresën qetësuese të një marrëzie të vetëdiktuar.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
900 lekë
Më i ulëti
900 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
900 lekë
Më i larti
900 lekë
22 tet 2026
Motra e Frojdit