
Musolini ka bërë edhe gjëra të mira
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Historiografia e ka hulumtuar fashizmin dhe figurën e Musolinit në të gjitha detajet, dhe vazhdon ta bëjë. Tabloja e përvijuar nga shumica dërrmuese e studiuesve është ajo e një regjimi despotik, të dhunshëm, dritëshkurtër e, për më tepër, të paaftë. Mirëkuptimi midis studiuesve, që e njohin mirë historinë, është mjaft i qëndrueshëm dhe të dhënat nuk mungojnë. Por kush nuk e njeh mirë historinë – apo ndoshta ka në mendje një program të përcaktuar politik – e ka të lehtë t’u rikthehet atyre historiçkave të vjetra dhe t’i shesë për të vërteta. Është mekanizmi i fake news, por edhe metoda propagandistike, aq e dashur pikërisht për fashistët e asaj kohe: “Thoni një gënjeshtër, përsëriteni shumë herë dhe do të bëhet e vërtetë për të gjithë”. Për t’iu kundërvënë këtij sulmi të ri, nuk mbetet tjetër veç forcës së studimit. Nuk mbetet veç të përgjigjesh pikë për pikë, për të treguar realitetin historik që fshihet pas absurditeteve të Rrjetit. Sepse, një gjë është e sigurt: Musolini qe një administrator shumë i keq, një strateg tejet mediokër, gjithçka tjetër përveçse njeri me ndershmëri të kulluar, një ekonomist i paaftë dhe një diktator i pamëshirshëm. Si rezultat i regjimit të tij njëzetvjeçar… popullsia italiane u varfërua shumë, padrejtësitë u bënë marramendëse, vendi u provincializua dhe, në fund, siç dihet, ndodhi një luftë shkatërrimtare. Mjafton një orë për të lexuar këtë vëllim, dhe do të jetë një orë e harxhuar me dobi, që do t’i japë kujtdo mjetet për t’u mbrojtur nga vala e nostalgjisë që po ngrihet brenda dhe jashtë thashethemeve të trasha të rrjeteve sociale.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
900 lekë
Më i ulëti
900 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
900 lekë
Më i larti
900 lekë
22 tet 2026
Musolini ka bërë edhe gjëra të mira