
Në emër të gjakut
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Në emër të gjakut – Ahmet Prenci Ka vite që nuk ikin kurrë. Qëndrojnë aty, në pragun e ndërgjegjes, si hije që s’kanë ndër mend të lëvizin. 1997-ta është një prej tyre. Ajo nuk është vetëm një kohë e kaluar. Është një plagë e hapur. Është një e vërtetë që rri pezull mbi çdo qetësi, e gatshme të shpërthejë sërish nëse harrohet. Ky vëllim nuk është thjesht një grumbull rrëfimesh. Është dëshmi. Është ulërimë e shuar në letër. Është përpjekje për të mbajtur mend, kur gjithçka rreth nesh na mëson e dikton të harrojmë. Diku në faqet e këtij libri do të gjeni edhe dashuri që koha i vrau pa zënë fill, heshtje që rëndojnë më shumë sesa armët, fëmijë që u rritën me të shtënat si të ishin ninulla. Por, gjithçka kthehet sërish tek ajo stinë pa ndjesi, tek ai vit që e la Shqipërinë pa frymë. Lexojeni këtë libër për të mos e harruar kurrë dhimbjen. Lexojeni që ta mbani mend. Sepse harresa është fillimi i përsëritjes. “Tregimet e Ahmet Prençit në këtë libër na flasin për një të kaluar jo shumë të largët, por që mbart peshën e rëndë të tragjedisë sonë si komb, atë lehtësinë tonë të dëshirës vetëshkatërruese, por dhe fisnikërinë e guximshme të ca njerëzve të paktë, por të mjaftueshëm për shpresën tonë të ringjalljes. Atmosfera e tregimeve, si te “Në emër të gjakut”, “Ditari i marsit të zi”, “Pallati Presidencial që nuk ra” dhe “Masakra e romëve” më kanë ngjallur analogji me novelat e një tregimtari të nivelit më të lartë të letërsisë botërore, Isak Babelit dhe me tregimet e tij nga libri ikonik “Kavaleria e kuqe”, i njëjti intensitet i shkrirjes në një të skenave makabre me humanizmin e thellë, të fshehur kujdesshëm të autorit. Një libër që duhet lexuar me kujdes, për të arritur katarsisin tonë kolektiv, qoftë dhe përmes një romani si ky, me tregimet e shkrimtarit tashmë të njohur e të respektuar, Ahmet Prençi.” Rudolf Marku
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
21 tet 2026
Në emër të gjakut