
Në mbrojtje të kapitalizmit
Në stokPërditësuar sot
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra biznesi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- sot
Përshkrimi
Rainer Zitelmann shqyrton dhjetë kundërshtimet më të zakonshme ndaj kapitalizmit: kapitalizmi çon në uri dhe varfëri, në pabarazi në rritje, në konsum të panevojshëm, në shkatërrimin e mjedisit, në ndryshime klimatike dhe luftëra. Kapitalizmi, thonë kritikët e tij, u jep përparësi fitimeve mbi njerëzimin, krijon monopole dominuese dhe minon demo- kracinë. Zitelmann shqyrton me radhë secilin prej këtyre argumenteve dhe zbulon të metat kritike që i zhvlerësojnë ato. Ai ofron kundërargumente për secilën akuzë, duke përdorur një mori provash historike dhe fakte që hapin sytë, për të provuar se nuk është kapitalizmi ai që ka dështuar, por një shekull eksperimentesh antikapitaliste. Pjesa e dytë e librit eksploron perceptimet popullore të kapitalizmit në Europë, SHBA, Amerikën Latine dhe Azi dhe bazohet në një sondazh të porositur posaçërisht të Ipsos MORI të 21 vendeve, rezultatet e të cilit prezantohen këtu për herë të parë. * “Një nga librat më të rëndësishëm prej dekadash në mbrojtje të kapitalizmit… Adam Smith do ishte ndier krenar dhe i impresionuar.” STEVE FORBES, Drejtues dhe kryeredaktor i Forbes Media “Mitet e shumta që kritikojnë kapitalizmin refuzohen me fakte dhe argumente bindëse, të cilave kritikët nuk do të jenë në gjendje t’u japin një përgjigje efektive. Gjithsecili që do të dijë të vërtetën rreth kapitalizmit, duhet ta lexojë këtë libër”. John Mackey, Themelues i “Whole foods markets”. “Ky libër i vonuar prej kohësh ekzaminon në mënyrë faktike dhe kundërshton tërësisht dhjetë nga pikat më të diskutuara antikapitaliste. Më në fund, dikush e bëri këtë gjë… dhe pikërisht në kohën e duhur”. Kristian Niemietz, Institute for Economic Affairs, Londër. “Libri u përgjigjet nevojave kritike, veçanërisht faktit se si politikanët joliberalë tani fajësojnë kapitalizmin për mjerimin që e krijuan ata vetë, përmes ndërhyrjeve në politikat ekonomike. Le të jemi mirënjohës ndaj këtij libri, i cili rishikon tërësisht faktet që na interesojnë”. Brad Lips, Atlas Network “Në librin e tij, Në mbrojtje të kapitalizmit, Rainer Zitelmann ekspozon mitet dhe supersticionet e mësuara në shkollë dhe na jep shpjegimin e duhur të realitetit ekonomik”. Prof. Thomas DiLorenzo, Senior Fellow, Von Mises Institute. Autor i librit “How Capitalism saved America”.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 800 lekë
Më i ulëti
1 800 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 800 lekë
Më i larti
1 800 lekë
31 tet 2026
Në mbrojtje të kapitalizmit