
Në orën moderne të perëndive
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Fituese e “Fondit për mbështetjen letrare të të rinjve” nga QKLL E tërë poezia e Nuries është në thelb dashuri, një dashuri që e shumfishon veten. Madje edhe zgjatimet e inatit e protestës ndaj mendësisë “maçiste”, ndaj fatthënës kursimtare kundruall gruas, s’janë veçse prodhime të një dashurie elementare, të një dashurie që e sheh me keqardhje botën e dalë boje e që vjen si grumbullim i vjetër, i brezit të gjyshes, i brezit të nënës, e madje edhe i vetë subjektit lirik, kësaj çupëline që duhet të ketë qenë e rritur përpara se të zvogëlohej. Bie në sy lehtësia me të cilën Nuria i ngre shtatoret e veta, që shenjojnë situata e përjetime të rënda, aq sa shpesh të duket se po lexon një zezonë me një melodi ritmike në sfond, e cila s’të lë të përqendrohesh kryekëput në dhimbje. Ky është kurthi që e përgatit poetja për lexuesin e vet që të mos e sharrojë në pezëm e mendime të liga. Është shpëtimi perfid që ia bën atij që me titullin në dukje romantik, por tepër të errët në thelb, e për të vazhduar më pas me vjersha që flasin për shembje ëndrrash, për toka të humbura kaherë, për dëshira që s’kanë për të ngritur krye kurrë… Vjollcë Berisha
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
21 tet 2026
Në orën moderne të perëndive