
Në qiell ka lumenj
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Zed në faqen e vet (zed.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Autori: Elif Shafak Kjo është historia e një poeme të humbur, dy lumenjve të mëdhenj dhe tri jetëve të veçanta, të gjitha të lidhura përmes një pike uji. Në rrënojat e qytetit Ninive të Mesopotamisë së Lashtë, prehen të fshehura në rërë copat e një poeme të harruar prej kohësh, “Epit të Gilgameshit”. Në Londrën e epokës viktoriane, buzë lumit të ndotur Tamiz, vjen në jetë një fëmijë i jashtëzakonshëm. Mundësia e vetme që ka Arturi për t’i shpëtuar varfërisë është kujtesa e tij e shkëlqyer. Kur kjo dhunti i siguron një vend pune si çirak në një shtypshkronjë, para Arturit hapet një botë e re përtej lagjes së varfër, e cila nisi me një libër që e dërgoi matanë detit, “Ninive dhe rrënojat e tij”. Në Turqinë e vitit 2014, Narina, një vajzë jazidi që jeton buzë lumit Tigër, pret të pagëzohet me ujin e sjellë nga lugina e shenjtë e Lalishit në Irak. Ceremonia ndërpritet dhunshëm dhe, shumë shpejt, Narina me gjyshen i hyjnë një udhëtimi nëpër tokat e shkretuara nga lufta, me shpresën për të arritur në luginën e shenjtë te njerëzit e tyre. Në Londër, në vitin 2018, Zelihaja zemërthyer, me profesion hidrologe, zhvendoset për të jetuar në një varkë-shtëpi në Tamiz për t’i shpëtuar prishjes së martesës. Zelihaja e gjen veten në një jetë pa dashuri dhe kuptim, derisa një lidhje e papritur me tokën e të parëve i ndryshon gjithçka. Një rrëfim mahnitës nga një prej shkrimtareve më të mëdha të kohës sonë, libri “Në qiell ka lumenj” i Elif Shafakut është një roman i pasur dhe i rrëmbyer që përfshin shekuj, kontinente dhe kultura, të gjitha të ndërthurura nga lumenjtë, shiu dhe pikat e ujit. “Uji mban mend. Njerëzit harrojnë”.libra
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Zed sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
21 tet 2026
Në qiell ka lumenj