
Në shtëpinë e pianistit
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Altera Books në faqen e vet (alterabooks.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Altera Books
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në alterabooks.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Mbrëmjen e 30 janarit 1980, Juri Egorovi, yll i pianos, jep një nga koncertet e para, të paharrueshme, në Europën Perëndimore, duke interpretuar etydet e Shopenit. Për Jan Brokkenin, gazetar dhe shkrimtar, ky koncert është një rrufe në qiell të hapur dhe njëkohësisht zanafilla e një miqësie të thellë: që në akordet e para, ai njeh pianistin e talentuar, që çdo ditë ushtrohet në shtëpinë fqinje, përbri tij. Pas një fillimi të furishëm të karrierës artistike në Bashkimin Sovjetik, Juri Egorovi, ashtu si Rudolf Nurejevi e shumë artistë të tjerë, vendosi të arratisej. Qysh 22 vjeç, ai zhytet në jetën e gjallë boheme të Amsterdamit. Edhe suksesi nuk vonon: turnetë ndërkombëtarë dhe loja pianistike përkrah dirigjentëve më të vlerësuar. Por, nën talentin e shkëlqyer, bën strehë brishtësia e malli i dëshpëruar për Nënën Rusi. Juri kapet fort pas rrethit të ngushtë të miqve që mblidhen në shtëpinë e tij në Amsterdam, muzikantë dhe artistë, një “familje” e ngrohtë, që do ta dëgjojë të luajë deri në notat e fundit, tragjike, pak përpara vdekjes së parakohshme prej Sidës, vetëm 33 vjeç. Mik i ngushtë e dëshmitar i aventurës artistike dhe ekzistenciale, Brokkeni tregon historinë e artistit që nuk njeh rregulla, mërgimtarit nga Bashkimi Sovjetik, që gjen famën në Perëndimin e lirë, por kurrë rrënjët; i ndryshëm e në luftë të përhershme me vetminë. Me delikatesë e humanizëm prekës, Brokkeni tregon historinë e një pianisti të madh, të një miqësie, të një epoke të tërë, të një Amsterdami të pas 1968-s, i parezistueshëm për magjinë trasgresive, stimujt kulturorë dhe ankthin libertin.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Altera Books sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 045 lekë
Më i ulëti
1 045 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 045 lekë
Më i larti
1 045 lekë
31 tet 2026
Në shtëpinë e pianistit