
Na Ishte Një Verë
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Pajper Bellinxher është një vajzë e re, që ndjek modën e ka shumë ndikim, ndaj fama e saj si fëmijë rebel i shtyn paparacët ta ndjekin këmba-këmbës. Kur pas një feste të çmendur dhe shampanjës së derdhur lumë, Pajperi përfundon në burg, njerku i vet mendon që kjo shthurje duhet të marrë fund. Ndaj, ai vendos t’i presë të ardhurat pa fre dhe, që të bëhen më të përgjegjshme, i dërgon Pajperin e të motrën të administrojnë barin e babait të tyre të vdekur… në Uestport, Uashington. Me të mbërritur në Uestport, Pajperi ndesh Brendanin, trupbëshëm dhe mjekërmadh, kapiten i një anijeje, sipas të cilit, vajza s’ka për të duruar më shumë se një javë larg Beverli Hillsit. Punë e madhe se ajo s’di të merret me llogaritë dhe ideja se do të flejë në një apartament të ndyrë me shtretër marinar e bën t’i kalojnë mornica në trup. Kaq keq të jetë, vallë? Ajo është e vendosur që t’i tregojë njerkut dhe këtij vendasi gërnjar e seksi që është më shumë se një fytyrë e bukur. Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme. Pajperi nuk do të ketë ndjenja për një burrë që lundron për javë të tëra duke ndjekur perëndimet e diellit. Megjithatë, kur fillon të ndihet mirë në Uestport, Pajperi nis të pyesë veten nëse jeta e ftohtë dhe glamur ishte vërtet ajo çka donte. Los Angeles e thërret, por Brendani dhe ky qytet po ndezin zemrën e saj.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
21 tet 2026
Na Ishte Një Verë