Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne

Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 200 lekë

Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Tirana Book

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Libri është konceptuar si hyrje në studimet për nacionalizmin. Ai përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore. Pjesa e parë trajton qasjet teorike për formimin e kombeve dhe të nacionalizmit. Kapitujt e pjesës së dytë merrem me karakteristikat e nacionalizmit si ideologji dhe me marrëdhëniet e tij me ideologjitë më të rëndësishme të shek. XIX-XXI: liberalizmin, marksizmin dhe fashizmin. Në pjesën e tretë analizohen marrëdhëniet e nacionalizmit me historinë, kulturën, fenë, gjininë, racën dhe sferën e konsumit. Pjesa e fundit, e titulluar “Përtej kombit?”, merret me pozitën e shtetit kombëtar në kushtet e globalizimit dhe rigjallërimin e nacionalizmit në Evropën e sotme përmes partive radikalo-populiste. PARATHËNIE Bota është e ndarë në shtete, shumica e të cilëve paraqiten si shtete kombëtare dhe nacionalizmi është kudo. Të gjithë njerëzit kanë një identitet kombëtar apo etnik. Nuk do të thotë se të gjithë identifikohen patjetër me të, disa e kanë identitetin kombëtar pjesë të rëndësishme të përkufizimit të vetes, disa janë indiferentë ndaj tij, të tjerë do të donin që identiteti i tyre kulturor apo etnik të shënohej në dokumente shtetërore dhe për këtë janë të gatshëm edhe të japin jetën. Flamujt kombëtarë ndezin pasione, jo vetëm nëpër stadiume e pallate sportive, por edhe në tubime politike e revolucione. Refugjatët e të mërguarit e marrin identitetin e tyre etno-kombëtar në atdheun e ri dhe ua përcjellin brezave të mëpasshme në trajtën e një nostalgjie kolektive, siç e vërejmë te këngët e arbëreshëve. Nacionalizmin shpeshherë e përshkruajnë si një doktrinë të rrezikshme, së cilës i duhet qëndruar larg, mirëpo rrallëkush heq dorë vullnetarisht nga identiteti i vet kombëtar apo shtetëror dhe gjithsesi e ka këtë të fundit të ngjitur me pahir sa herë që kapërcen doganat. Kur një vend pushtohet apo sundohet dhunshëm nga një fuqi e huaj, nacionalizmi është një emër tjetër i përpjekjeve të të sunduarve për çlirim, pavarësi dhe demokraci. Në mbarë botën ka çështje kombëtare që nuk kanë gjetur zgjidhje dhe që herë pas herë shfaqen në titujt e lajmeve. Mjafton të shohim se çfarë ka ndodhur në dekadën e fundit në kontinentin e Evropës. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe pengon anëtarësimin e kësaj në organizata ndërkombëtare. Jo më larg se në vitin 2014, Rusia, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pushtoi dhe aneksoi Krimenë, pjesë e territorit të Ukrainës, në shkelje flagrante të Kartës së kësaj organizate. Sipas këndvështrimit të Rusisë, bëhet fjalë për ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje të rusëve të Krimesë dhe të aspiratës së tyre kombëtare për t’u bashkuar me shtetin amë. Dy vjet më vonë, shumica e qytetarëve britanikë votuan që shteti i tyre të dalë nga Bashkimi Evropian (BE), duke i vënë një pikëpyetje së ardhmes së projektit të bashkimeve dhe integrimeve në kontinent, si edhe të ardhmes së këtij shteti shumëkombësh. Në vitin 2014 në Skoci u rrëzua me referendum kërkesa për shkëputje nga Britania e Madhe, kurse në vitin 2017 forcat e sigurisë spanjolle ndërhynë dhunshëm për të penguar mbajtjen e një referendumi për pavarësi në Katalonia dhe e quajtën të paligjshme shpalljen e pavarësisë nga Parlamenti i Katalonias. Ky libër është një hyrje në studimet për nacionalizmin. Ai përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore. Libri është shkruar për studentët universitarë të shkencave sociale dhe për lexuesit e interesuar për të marrë një informacion sintetik për nacionalizmin dhe gjendjen e tanishme të studimeve mbi nacionalizmin. Kapitulli i parë është një prezantim i politikave të identitetit dhe i përkufizimeve të nacionalizmit, kombit dhe etnisë. Kapitujt vijues janë të ndarë në disa pjesë tematike. Pjesa e parë trajton qasjet teorike për formimin e kombeve dhe të nacionalizmit. Kapitujt e pjesës së dytë merrem me karakteristikat e nacionalizmit si ideologji dhe me marrëdhëniet e tij me ideologjitë më të rëndësishme të shek. XIX-XXI: liberalizmin, marksizmin dhe fashizmin. Gjithashtu në këtë pjesë trajtohen sovraniteti dhe vetëvendosja si shfaqje dhe kërkesa themelore politike të nacionalizmave, si edhe ndërtohet një tipologji e nacionalizmave. Në kapitujt e pjesës së tretë analizohen marrëdhëniet e nacionalizmit me historinë, kulturën, fenë, gjininë, racën dhe sferën e konsumit. Pjesa e fundit, e titulluar “Përtej kombit?”, analizon nga këndvështrime të ndryshme teorike pozitën e shtetit kombëtar dhe veprimet politike të nacionalistëve në kushtet e globalizimit dhe të ekzistencës së organizatave ndërkombëtare e rajonale të vendim-marrjes ekonomike e politike. Kapitulli i dytë i…

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 200 lekë

Më i ulëti

1 200 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 200 lekë

Më i larti

1 200 lekë

22 tet 2026

Nacionalizmi: Kombi, shteti dhe politika në epokën moderne