
Nata e fundit e Kadafit
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Kolonel Kadafi jeton i tmerruar orët e tij të fundit. I braktisur nga të gjithë, plot dyshime, e kuptoi tepër vonë shkatërrimin ku qe zhytur vendi dhe tani vetmia e detyron të shohë brenda vetes e të mendojë për jetën e tij. Megalomania e shtynte të besonte se ishte mishërimi i popullit të vet. Narcizist, i ekzaltuar nga lufta shpëtimtare e dikurshme, “më i përuluri ndër zotërinjtë”, e udhëhiqte popullin e tij duke asgjësuar armiqtë e duke sfiduar të fuqishmit e botës. Po çfarë ka mbetur nga çmenduria e tij tani që vetë populli i tij, pasi e ka përmbysur e sharë, përgatitet ta linçojë? “Nata e fundit e Kadafit” tregon një njeri të lindur nën shenjën e padrejtësisë, që ëndërron shpëtimin. Në ato orë fatale të rënies, Kadafi u rikthehet çasteve kur kishte besim te populli i tij dhe te vetja, kur donte të zhdukte varfërinë dhe shfrytëzimin e tij. Por madhështia e atij vizioni dhe pushteti qe kthyer në tmerr dhe autoritarizëm. Me një gjuhë të shkëlqyer, “Nata e fundit e Kadafit” gërmon në shpirtin e errët të revolucionarit të pandreqshëm, të ëndërrimtarit të përgjakshëm, të burgosur nga veprimet dhe ankthet e tij, nga fiksimet e frikërat, i cili tani sheh të përmbyset bota, reale dhe imagjinare, autor dhe aktor kryesor i së cilës është ai vetë. Duke e treguar në vetën e parë jetën e Kadafit, Yasmina Khadra e intrigon lexuesin duke ndërtuar portretin e një personazhi tepër kompleks, mizor dhe të brishtë njëkohësisht, të një zoti mbi tokë që papritur zbulon se është njeri. Me këtë libër, Yasmina Khadra konfirmohet si një nga shkrimtarët më të guximshëm dhe të thellë të Mesdheut.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
900 lekë
Më i ulëti
900 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
900 lekë
Më i larti
900 lekë
22 tet 2026
Nata e fundit e Kadafit