
Ëndrra nga im atë
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Altera Books në faqen e vet (alterabooks.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Altera Books
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në alterabooks.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Në këtë libër kujtimesh të ndjera e mbresëlënëse, pa ngjyrime sentimentale, djali i një babai afrikan dhe i një nëne të bardhë amerikane kërkon t’i japë kuptim jetës së vet si zezak amerikan. Tregimi i tij nis në Nju-Jork, ku Barack Obama mëson se i ati – një figurë që për të kishte qenë më shumë mit sesa njeri – ka vdekur në një aksident rrugor. Kjo humbje e papritur frymëzon tek autori një odise emocionale, që fillon të marrë trajtë në një qytet të vogël në Kansas, prej ku nis migrimi i familjes së nënës së tij për në Havai, pastaj vazhdon në Kenia, ku ai takon gjysmën afrikane të familjes së tij, përballet me të vërtetën e hidhur të jetës së të atit dhe më në fund vendos paqe në trashëgiminë e vet të ndarë. “Provokues… por bindës në përshkrimin e fenomenit të përkatësisë së njëkohshme në dy botë të ndryshme, duke mos i përkitur vërtet asnjërës prej tyre.” – New York Times Book Review – “Rrjedhshëm, qetësisht e me gjykim të thellë, Obama na udhëheq rrugën drejt e aty ku kryqëzohen çështjet më serioze të identitetit, klasës dhe racës.” – Washington Post Book World – “Me këto që shkruan, Obama ka qenë i ashpër, por në fund të fundit ka ditur të falë. Ky libër ia vlen të shijohet.” – Alex Kotlowitz, autor i “Këtu nuk ka fëmijë” – “Një nga librat më të fuqishëm rreth zbulimit të vetvetes, që rrallë më ka rastisur të lexoj… i shkruar edhe bukur, me gjuhë të ngrohtë dhe i ndërtuar në formën e një romani.” – Charlayne Hunter-Gaunt, autore e “Në vendin tim”
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Altera Books sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 227 lekë
Më i ulëti
1 227 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 227 lekë
Më i larti
1 227 lekë
31 tet 2026
Ëndrra nga im atë