
Ne qiell ka lumenj
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Tre fate, dy lumenj, një histori e jashtëzakonshme – “Në qiell ka lumenj” Kjo është historia e një poeme të humbur, e dy lumenjve madhështorë dhe e tri jetëve të veçanta, të lidhura përjetësisht përmes një pike uji. Në romanin e saj më të ri, “Në qiell ka lumenj” , autorja Elif Shafak end një rrëfim magjepsës që kalon përmes shekujve dhe kontinenteve. Nga rrënojat e nxehta të Mesopotamisë deri në brigjet e Tamizit, lexuesi udhëton në tre kohë të ndryshme: • Londër, Epoka Viktoriane: Arturi, një fëmijë i varfër por me një kujtesë gjeniale, gjen shpëtimin te fjalët. Zbulimi i librit “Ninive dhe rrënojat e tij” e nis atë në një rrugëtim drejt deshifrimit të “Epit të Gilgameshit”. • Turqi, 2014: Narina, një vajzë e re jazidi buzë lumit Tigër, ëndërron pagëzimin në luginën e shenjtë, por lufta ia ndërpret pafajësinë, duke e detyruar të marrë rrugët e mbijetesës. • Londër, 2018: Zelihaja, një hidrologe e divorcuar, jeton në një varkë në Tamiz. E humbur në një jetë pa kuptim, ajo gjen një lidhje të papritur me të kaluarën që ndryshon gjithçka. Siç thotë Shafak: “Uji mban mend. Njerëzit harrojnë” . Ky libër shqip , i sjellë me mjeshtëri nga shtëpia botuese Bota Shqiptare dhe përkthyesi Taulant Hatia , është një meditim mbi kujtesën, humbjen dhe fuqinë shëruese të natyrës. Gjejeni tani në Leximtari . Vlerësime Hapni vend për Elif Shafakun në bibliotekë. Hapni dhe një vend në zemër për të. Nuk do të pendoheni. – Arundhati Roy “Mahnitës, i mprehtë dhe i bukur. Një klasik modern.” – Peter Frankopan “Romani i ri prekës i Shafakut e rrëmben lexuesin me rrjedhat e tij të mahnitshme.” – Robert Macfarlane “Histori e gërshetuar bukur dhe dehëse.” – Tracy Chevalier “I guximshëm, tërheqës, i bukur dhe plot mençuri.” – Katie Kitamura “Në këtë roman madhështor si vetë lumi, uji është poezia, uji është kujtesa.” – Safiya Sinclair “Një udhëtim mahnitës nga thurësja më e mprehtë e rrëfimeve.” – Philippe Sands “I shkëlqyer, i gjallë dhe i pakohë, si vetë lumenjtë.” – Philippa Gregory “Letërsi e shkallës më të lartë.” – Nadifa Mohamed
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 190 lekë
Më i ulëti
1 190 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 190 lekë
Më i larti
1 190 lekë
22 tet 2026
Ne qiell ka lumenj