
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Essence Toner
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Pastrim fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Essence Toner është toneri më i ri nga marka NEOGEN DERMALOGY, i formuluar për të përmirësuar dukshëm tonalitetin dhe shkëlqimin e lëkurës. Formula e tij përmban acid askorbik (Vitaminë C e pastër) dhe niacinamide, dy përbërës shumë efektivë që ndihmojnë në njëtrajtësimin e ngjyrës së lëkurës, si dhe në reduktimin e shenjave të akneve dhe njollave të errëta. Gjithashtu, është i pasuruar me Vitaminë P (bioflavonoide), e cila rrit përthithjen dhe efektivitetin e Vitaminës C, duke forcuar efektin ndriçues që në aplikimet e para. Me përdorim të rregullt, ky toner ndihmon që lëkura të duket më e freskët, më e lëmuar, më e ndritshme dhe dukshëm më e shëndetshme. Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial. *210ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë. Përbërësit Përbërësit "magjik" Lista e plotë e përbërësve Purified water, glycerin, isopentyldiol, propanediol, niacinamide, dipropylene glycol, 1,2-hexanediol, panthenol, acrylates/C10-30 alkyl acrylate crosspolymer, allantoin, tromethamine, ethylhexylglycerin, adenosine, butylene glycol, glutathione, lemon extract, ascorbic acid, coptis mirin root extract, dextrin, cacao extract, rutin, hydroxycinnamic acid, acetyl hexapeptide-8, acetyl tetrapeptide-5, acetyl hexapeptide-1 Marka NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
21 tet 2026
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Essence Toner