
NGJITËS EPOKSID DW 9000 EPO-UNI
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Industriale.al në faqen e vet (industriale.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Industriale.al
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në industriale.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Materiale Ndërtimi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
NGJITËS EPOKSID DW 9000 EPO-UNI NGJITËS EPOKSID DW 9000 EPO-UNI Ngjitës universal me bazë epokside. PËRSHKRIMI DW 9000 Epo – Uni është ngjitës 2 – komponentësh i cili nuk përmban solvent. Karakterizohet nga rezistenca të larta në ngjeshje, përkulje si dhe forcë ngjitëse. DW 9000 Epo – Uni është rezistent ndaj disa acideve, alkaleve, agjentë gërryes për beton, agjentë pastrimi, uji detit dhe ujë të kripur. Produkti karakterizohet nga punueshmeri e shkëlqyer dhe mjetët e punës pastrohen lehtësisht me ujë para se të forcohet. FUSHAT E APLIKIMIT DW 9000 Epo – Uni aplikohet në ato ambiente ku kërkohet forcë e lartë ndaj ngarkesave mekanike dhe rezistencë ndaj agjentëve kimike. Produkti përdoret për ngjitjen e materialeve të ndërtimit në ambiente industrial. DW 9000 Epo – Uni shërben per ngjitjen e membranave TPE në fugat e dilatimit duke i rezistuar presioneve negative dhe pozitive. UDHËZIME PËR PËRDORIM Sipërfaqja 1. Sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e pastër, e qëndrueshme, pak e ashpër dhe pa materiale që parandalojnë lidhjen, të tilla si pluhur, vajra etj. Nëse është e nevojshme, sipërfaqja duhet të parapërgatitet me larje, ashpërsim, etj, dhe në raste të mureve, fërkohet me një furçë teli apo një paisje tjetër e ngjashme. 2. Përgatitja e produktit Komponentit A (rezina) dhe komponenti B (forcuesi) janë mbushur në dy kova të veçanta, në proporcion të paracaktuar në raport peshe. E gjithë sasia e komponentit B duhet shtuar në komponent A. Përzierja e 2 komponentëve duhet të bëhet për rreth 5 minuta, duke përdorur një mikser me shpejtësi të ulët (300 rrotullime / min). Është e rëndësishme që për të arritur një përzierje të plotë të përzihet mirë pranë anëve dhe në fund të kovës, në mënyrë që të arrihet një shpërndarje uniforme e forcuesit. 3. PROÇEDURA E APLIKIMIT Ngjitja Produkti duhet të aplikohet duke përdorur një mallë të dhëmbëzuar ose një spatul në mënyrë që të bëhet një shpërndarje uniforme në të gjithë sipërfaqen. Materiali qe do ngjitet vendoset mbi materialin e hapur duke i shtypur dhe duke i levizur deri sa të jenë një pozicionin e dëshiruar. IZOLIMI I FUGAVE TË DILATIMIT Fugat duhet të jenë të pastra dhe të thata në mënyrë që të bëhet aplikimi i produktit me anën e një spatule metalike në trashësi 1 mm në drejtim me drejtimin e fugës. Para se të bëhet aplikimi i produktit, 2 cm nga këndi i fugës mbulohet në të dyja anët me ngjitës letre. Mbas aplikimit te produktit ngjitëset hiqen. Mbas kësaj vendoset membrana TPE duke i kaluar me një spatul në mënyre që të mos kemi krijimin e bulzave të ajrit. Mbas kësaj në midis membranës TPE vendoset ngjitësi i letrës me gjerësi 5 cm dhe mbi këtë aplikohet 1.5 mm DW 9000 Epo – Uni. KONSUMI Si ngjitës pllakash: Rreth. 0.8 – 1 Kg/m2 PAKETIMI DW 9000 Epo – Uni është i disponueshëm në paketim 10 Kg në proporcion përzierje të paracaktuar në peshë. JETËGJATËSIA DHE RUAJTJA 24 muaj nga data e prodhimit në qoftë se ruhet në paketim origjinal të mbyllur, në ambiente të mbrojtura nga lagështia dhe ekspozimit të drejtpërdrejtë në diellit. Temperatura e magazinimit rekomandohet ndërmjet +5°C dhe +35°C. Njihuni me produktet tona DAST Media Sociale INSTAGRAM
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Industriale.al sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 950 lekë
Më i ulëti
1 950 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 950 lekë
Më i larti
1 950 lekë
22 tet 2026
NGJITËS EPOKSID DW 9000 EPO-UNI