
Ngjyrat e viteve
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Mediaprint
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Një imazh i pangjyrë i Tiranës së viteve ‘80, një adoleshente që rend rrugëve të heshtura me dëshirën për të zbuluar botën e ndaluar nëpërmjet ekranit të vogël, dhe ai veshur me zbehtësinë bardhë e zi të kohës. Ngjyrimet e imagjinatës do ta ndihmojnë Artën adoleshente të ëndërrojë përgjatë errësirës së turbullt të një periudhe të vështirë. Vitet ndërkohë kalojnë, koha ndërron imazhin e saj. Arta, si pa kuptuar ndjen se është rritur. Jeta pashmangërisht do të hyjë në labirinte aventurash që ajo kurrë s’do t’i kish imagjinuar më parë. Si do të jetë raporti i vajzës me ngjyrat e jetës më tej? A do t’i qëndrojnë ato pritshmërive të saj, a do të kenë të njëjtin ndriçim fantazie apo do të kthehen papritmas në zhgënjime e iluzione të thyera? Si do të jetë në përballje me ëndrrat e adoleshentes së dikurshme, raporti i së nesërmes? Në qendër të gjithë kësaj vorbulle të rrëmujshme ndryshimi është Arta dhe bota e saj. …Shkronjat si rruaza dukej se i qeshnin nga fletorja e verdhë që ajo kishte quajtur fletorja me shije nostalgjie. Mbylli sytë dhe ndjeu se po e merrte një gjumë i qetë. Nuk e dinte se ndërsa qerpikët puthiteshin, edhe buzët qenë ngjitur e i kishin marrë një formë të ëmbël buzëqeshjeje, nuk ishte as italiane, as shqiptare, ishte vetëm buzëqeshja e saj…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
22 tet 2026
Ngjyrat e viteve