
Një familje gati normale
Në stokPërditësuar sot
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- sot
Përshkrimi
Një triller psikologjik mahnitës i M. T. Edvardssonit… Bestseller në mbarë botën… më tepër se gjysmë milioni kopje të shitura! Kur vajza adoleshente e dy prindërve të përgjegjshëm e të ndershëm akuzohet për vrasje, familja kupton se nuk është dashuria ajo që do t’i mbajë të bashkuar: është gënjeshtra. Një natë, tetëmbëdhjetëvjeçarja Stela Sandeli kthehet vonë në shtëpi. Të nesërmen, akuzohet për vrasjen brutale të një burri 32-vjeçar, i gjendur i pajetë në një park lojërash. Stela është një adoleshente e zakonshme nga familje e respektuar. Po në çfarë rrethanash e ka njohur një biznesmen të dyshimtë, e sidomos pse do ta vriste? E treguar në tri plane, kjo dramë magjepsëse familjare e shtyn një familje deri në limite. Babai, pastor, beson se e bija nuk mund të jetë kurrsesi fajtore, me gjithë provat që shtohen dita-ditës. Nëna, avokate e suksesshme, beson se askush nuk po thotë të vërtetën. Dhe vajza, e dëshpëruar për ëndrrat e saj për të ardhmen, beson se askush nuk e kupton sa larg është e gatshme që të shkojë. E ndërsa prindërit, Adami dhe Ulrika, përballen me pasojat e përpiqen të mbrojnë bijën e tyre, u duhet njëherazi të gjejnë të vërtetën: sa e njohin ata vajzën e tyre? Dhe çfarë është në gjendje të bëjë një prind për të mbrojtur fëmijën? Në këtë roman kompleks, shumështresor, vihen në provë besnikëria dhe morali i çdo personazhi. Dhe teksa lexon, një sërë pyetjesh ngrenë krye: A jemi të detyruar ta mbrojmë familjen tonë, edhe kur ka prova kundër saj? A është vërtet secili prej nesh ai që duket së jashtmi? Dhe deri ku arrijmë të bëjmë kompromis, për të ruajtur jetët tona, siç i njohim, të paprekura? “Një triller i veçantë, shumë i ngjashëm – për nga situata që përshkruan – me American Pastoral të Philip Rothit, që gjithashtu ka në qendër një familje: një baba, një nënë, vajzën e tyre Stela, të ngatërruar në një histori hetimi të paparashikueshme dhe shqetësuese.” New York Times Book Review “Një kryevepër që duhet lexuar patjetër.” The Wall Street Journal “Nën fasadën e familjes së përsosur mund të fshihen shqetësime të thella, gati të dalin në sipërfaqe – duke e bërë copash iluzionin e normalitetit – kur një dramë e kërcënon së jashtmi.” Il Venerdì
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
31 tet 2026
Një familje gati normale