Një kafe… në rërë të nxehtë

Një kafe… në rërë të nxehtë

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 300 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Kur reshti së qeni e lumtur? Nuk i kujtohej. Kur filloi të ndihej fatkeqe? A ishte me të vërtetë fatkeqe? Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme. Organizim dhe rregull. Çelësat e jetës së tyre. A mund të jenë vallë arsye të forta që e çojnë një martesë drejt divorcit, vetëm mungesa e së qeshurës dhe rutina e përditshme?! Dhe, ç’do të ndodhë kur e qeshura të hyjë në jetën e saj, pikërisht nga ajo e shtëpisë fqinje? Ç’do të ndodhë kur do t’i duhet të vendosë për të zgjedhur midis mënyrës moskokëçarëse të të jetuarit të çastit, pa e vrarë mendjen se ç’do të sjellë e nesërmja dhe mënyrës së programuar të të jetuarit? Ç’do të ndodhë kur do t’i duhet të vendosë për të zgjedhur midis një dashurie plot pasion e plot sfida dhe një dashurie më të hershme që duket sikur nuk ka asgjë për t’i ofruar?… Fragment nga libri U panë sy më sy dhe për disa sekonda i dukej sikur nuk po shihte të ëmën, por një grua tjetër që kishte ecur në të njëjtat rrugë që po ecte dhe ajo tani duke vrarë këmbët e saj. Kjo grua duhet të kishte ndier të njëjtën gjendje pa rrugëdalje, të njëjtën dëshirë të zjarrtë të paplotësuar për diçka që nuk vinte, duhet të kishte ndenjur edhe ajo netëve pa gjumë duke i thirrur arsyes që të mos çmendej. – Nënë, je e lumtur? Pyetje që nuk pritej. – Më thuaj kuptimin e fjalës! Edhe përgjigjja po e tillë. – Urdhëro? – Si të duket lumturia, ty moj vajzë naive? Një gjendje e përhershme në të cilën jeton gjatë gjithë kohës duke siguruar matufepsjen? – Mama, çfarë thua? – Mos nuk je dakord me mendimet e mia? Për mua jeta është një fletore, një defter si ai i shitësit të ushqimores të kohës sime. Aty shkruhen momentet. Sepse ajo është jeta. Çaste lumturie, disfate, dhimbjeje… Kur mbaron defteri dhe bashkë me të edhe jeta, heq një vijë dhe bën shumën. Nëse çastet e lumtura janë më shumë, atëherë paske qenë e lumtur, pra dhe me fat. Nëse jo… atëherë…! Humbe! Asnjë gabim nuk njihet pas… mbylljes së defterëve! E kuptove, moj zonjë, që më bën si e zgjuar? Dhe mbylle gojën, se ka dhe miza! Ishte qesharake! Vërtet kishte mbetur gojëhapur! – Këtë nuk e prisja prej teje! – Nëse mendon se më shkon mendja vetëm për të bërë musaka, ose pazar dhe të hekuros, je një mendjelehtë që nuk e prisja! – Nuk e kam unë fajin! Për vite të tëra këtë ke treguar! – Grua e zgjuar është ajo që duket si budallaqe, por në të vërtetë është shumë e zgjuar! Dhe unë e kuptova shumë vite më parë dhe bëra zgjedhjen time! – Domethënë, do të thuash se zgjodhe të sillesh si… – Grua e rëndomtë… E padjallëzuar, ndoshta dhe naive, që qëndron nën hijen e të shoqit, i cili është i pari i shtëpisë dhe merr të gjitha vendimet e rëndësishme! Dhe babai yt këtë beson! Se bëhet ajo që thotë ai. Që e pyes për gjithçka! Ajo që nuk di është se para se ta pyes e kam menduar përgjigjen që dua të më japë! – Nuk kuptoj asgjë! – Kur u martova isha tetëmbëdhjetë vjeçe. Babanë tënd e dashurova dhe më dashuroi. Por ishte burrë, i rritur si burrë, njësoj si i ati. Burrë-pronar… Në fillim nuk më bezdiste. Kështu isha mësuar edhe unë me babanë tim… Por kohët ndryshojnë dhe brezi im pa që vendi i gruas në shoqëri po forcohej dhe zëri i saj po dëgjohej. Revolta ime më çoi në udhëkryq. Nuk kisha forcë të shembja murin që më kishte zënë rrugën, sepse kështu do të shembja dhe shtëpinë time, kështu që u përshtata. Bëra njëqind e tetëdhjetë gradë kthesë dhe pak e nga pak munda të bëhem ajo që jam sot. Nuk ishte e lehtë… – Jam e sigurt për këtë! – Mallkova shumë herë faktin që kisha lindur grua! E dija se në shumë raste do t’ia dilja mbanë më mirë se babai yt, qava dhe kafshova buzën që të mos flisja, që të mos ia përplasja në fytyrë budallallëkun e tij. Dhe kur ai dështonte, unë i qëndroja pranë që ta ngushëlloja, që t’ia largoja peshën që mbante mbi supe… – Përse i bëre të gjitha këto, mama? – Sepse e dashuroja dhe e dashuroj! – E dashuron? – Natyrisht, moj vajzë naive! Kurrë nuk rreshta së dashuruari! Natyrisht që jo me atë vrullin e rinisë… – Tani më ngatërrove. – Nuk ka asgjë të veçantë në historinë time! Kjo është jeta e tetë ndër dhjetë grave! Natyrisht në variante të ndryshme! – Po të tjerat? Dy në dhjetë? – Ose u ndanë, ose fituan! Kjo ndodh edhe në familjet më të mira! – Mama, pas kaq vitesh… dua të të pyes për diçka… Dua të them… përse atëherë… – Përse të detyrova ta lije atë tjetrin? Nuk mund t’i fshihej! Mori fund! Tundi kokën në shenjë pohuese. – Atëherë ashtu duhej të bëhej! Ai nuk ishte për ty! Do të të bënte shumë më të trishtuar nga sa mendon se je! Vuri re pamjen e saj. – Do të më pyesësh se nga e di? Tundi kokën në shenjë mohuese. Kjo grua sikur kishte gjurmues! – Do ta kuptosh kur të rritet edhe pak vajza jote. Me s…

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 300 lekë

Më i ulëti

1 300 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 300 lekë

Më i larti

1 300 lekë

22 tet 2026

Një kafe… në rërë të nxehtë