
NJE NOMOS PER TOKEN
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Librari Arts në faqen e vet (librariarts.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Librari Arts
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariarts.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Carl Schmitt është një nga mendimtarët politikë dhe juristët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar. Figurë e spikatur dhe origjinale e intelektualëve europianë, puna e tij përshkon disiplina por edhe tema komplekse, epoka dhe probleme të mprehta, të pasura teorikisht sa të mos humbin aftësinë e riaktualizimit. Në një raport problematik me traditën hobbesiane, Schmitt-i analizon disa nga fenomenet më të rëndësishme për teorinë e së drejtës dhe të mendimit politik. Mënyra se si tezat e tij përshkojnë nyje shumëshekullore për të nxjerrë në dritë themelin e paqëndrueshëm të politikes, në të njëjtën kohë që zhvillohet përballja me rrymat e mendimit liberal e pozitivist, tregojnë natyrën autentike të shqetësimit të tij intelektual dhe, si e tillë, mbetet njëlloj apeluese sot, në përpjekjen për të menduar kritikisht shpërfaqjen e një rendi të ri global dhe boshtet problematike që implikohen në të. Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike. Damiano Aliaj është studiues i filozofisë me interes kërkimor kryesisht në filozofi politike dhe të së drejtës, por këto degëzime nuk i shikon si të ndara përfundimisht nga metafizika. Pikërisht në raportin midis rendit dhe themeleve të tij, natyrës së këtyre të fundit dhe gjenerimit rendues në politikë e drejtësi, vendoset edhe nyja gërshetuese me mendimin ontologjik dhe metafizik.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Librari Arts sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
22 tet 2026
NJE NOMOS PER TOKEN