
Njeriu i Rërës
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Njeriu i Rërës – Lars Kepler Trilleri bestseller ndërkombëtar numër 1 i autorit të romanit Hipnotizuesi rrëfen historinë rrëqethëse të një vrasësi serial manipulues dhe të dy agjentëve të shkëlqyer të policisë, të cilët duhet ta mposhtin në lojën e tij. Është natë vonë, kur në rrethinat e Stokholmit gjendet një djalë që ecën përgjatë shinave të një ure hekurudhore, i mbuluar me gjak dhe në gjendje tronditjeje të rëndë: nën ethet e delirit, ai flet për një burrë misterioz, njeriun e rërës. Djaloshi quhet Mikel Frost, i zhdukur prej dymbëdhjetë vjetësh dhe i shpallur zyrtarisht i vdekur. Asokohe, pas kërkimeve të gjata, të gjithë zgjodhën të besonin se Mikeli ishte mbytur së bashku me të motrën, Felisjan, e zhdukur po atë ditë, por trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. Të gjithë, përveç komisarit Jona Lina. Ai e ka ditur gjithmonë se motër e vëlla janë ndër viktimat e shumta të vrasësit serial më të pamëshirshëm të Suedisë, Jurek Valterit, që ai vetë e kapi vite më parë. Që atëherë, Jurek Valteri është mbajtur në izolim në një pavijon të sigurisë së lartë të një spitali psikiatrik. Nuk i lejohet të flasë me askënd dhe është vazhdimisht nën efektin e ilaçeve, por s’ka ilaç që e vë përposh. E keqja që jeton brenda tij ushqehet nga një furi e pakontrollueshme. Me gjetjen e Mikelit, gjithçka ndryshon. Çështja nuk ka si të konsiderohet e mbyllur. Dhe mbase Felisja është ende gjallë… I vetmi që e di të vërtetën është Valteri, ndoshta edhe i vetmi që mund të jetë më i rrezikshëm pas hekurave, sesa i lirë. Dikush duhet të hyjë në pavijonin e tij e t’i fitojë besimin, duke shpresuar që ta bëjë të flasë. Dhe, mbi të gjitha, duke shpresuar t’i mbijetojë takimit me të…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
21 tet 2026
Njeriu i Rërës