Njeriu i rërës

Njeriu i rërës

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 500 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Trilleri bestseller ndërkombëtar numër 1 i autorit të romanit Hipnotizuesi rrëfen historinë rrëqethëse të një vrasësi serial manipulues dhe të dy agjentëve të shkëlqyer të policisë, të cilët duhet ta mposhtin në lojën e tij. Është natë vonë, kur në rrethinat e Stokholmit gjendet një djalë që ecën përgjatë shinave të një ure hekurudhore, i mbuluar me gjak dhe në gjendje tronditjeje të rëndë: nën ethet e delirit, ai flet për një burrë misterioz, njeriun e rërës. Djaloshi quhet Mikel Frost, i zhdukur prej dymbëdhjetë vjetësh dhe i shpallur zyrtarisht i vdekur. Asokohe, pas kërkimeve të gjata, të gjithë zgjodhën të besonin se Mikeli ishte mbytur së bashku me të motrën, Felisjan, e zhdukur po atë ditë, por trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. Të gjithë, përveç komisarit Jona Lina. Ai e ka ditur gjithmonë se motër e vëlla janë ndër viktimat e shumta të vrasësit serial më të pamëshirshëm të Suedisë, Jurek Valterit, që ai vetë e kapi vite më parë. Që atëherë, Jurek Valteri është mbajtur në izolim në një pavijon të sigurisë së lartë të një spitali psikiatrik. Nuk i lejohet të flasë me askënd dhe është vazhdimisht nën efektin e ilaçeve, por s’ka ilaç që e vë përposh. E keqja që jeton brenda tij ushqehet nga një furi e pakontrollueshme. Me gjetjen e Mikelit, gjithçka ndryshon. Çështja nuk ka si të konsiderohet e mbyllur. Dhe mbase Felisja është ende gjallë… I vetmi që e di të vërtetën është Valteri, ndoshta edhe i vetmi që mund të jetë më i rrezikshëm pas hekurave, sesa i lirë. Dikush duhet të hyjë në pavijonin e tij e t’i fitojë besimin, duke shpresuar që ta bëjë të flasë. Dhe, mbi të gjitha, duke shpresuar t’i mbijetojë takimit me të…

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 500 lekë

Më i ulëti

1 500 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 500 lekë

Më i larti

1 500 lekë

22 tet 2026

Njeriu i rërës