Novela, Stefan Zweig

Novela, Stefan Zweig

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

800 lekë

Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Tirana Book

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Pasioni në formën e tij të papërmbajtshme: kjo është tema qendrore e tri novelave të këtij vëllimi. Në Malajzi, amok është dikush që, i kapur nga një furi gjakatare, vrapon duke shkatërruar njerëz dhe gjëra. Askush nuk mund ta shpëtojë. Është i destinuar për një fund fatal. Rrëfimtari i kësaj novele të tensionuar është mjek, i përndjekur nga shumë makthe: drejtësia, profesioni, jeta e vet e shkatërruar… Një tjetër histori e pasionit, dashurisë së marrosur, këtë herë te Letra e një të panjohure. Por pasioni mund ta bëjë njeriun edhe viktimë, qoftë ky pasion dashurie, me sensualitetin e pakontrollueshëm, qoftë pasion që lidhet me demonin e bixhozit, si te novela Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje. Lufta e njeriut për pasionet, tragjedia e fateve të trazuara nga pasuria dhe dhembja janë të gdhendura me zjarrmi e tension në secilin prej këtyre rrëfimeve prekëse të njërit prej shkrimtarëve më të vlerësuar nga lexuesi i kohës sonë. Fakti që novelat e Cvajgut lexohen nga brezat e sotëm (ribotohen pareshtur në shumë gjuhë të botës), është dëshmia më e fortë se ai është një shkrimtar që i flet shpirtit, i cili nuk ndryshon kurrë.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

800 lekë

Më i ulëti

800 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

800 lekë

Më i larti

800 lekë

22 tet 2026

Novela, Stefan Zweig