Orestia

Orestia

Në stokPërditësuar dje

1 200 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Është e vetmja trilogji që është ruajtur e plotë, e përbërë nga tri tragjedi: “Agamemnoni”, “Koeforet” dhe “Eumenidet”. Subjekti i “Oresias” është mallkimi i fisit si pasojë e krimit të kryer nga të parët. Ideja e autorit se krimi lind krimin përshkon të gjitha ngjarjet e tragjedisë. Në pjesën e parë, “Agamemnoni”, tregohet kthimi i mbretit në atdhe dhe vrasja e tij nga e shoqja Klitemnestra dhe i dashuri i saj, Egisti. Është pa dyshim pjesa më e bukur e trilogjisë, e mbushur me atmosferë dramatike e kontraste të fuqishme pas të cilave fshihet hipokrizia e Klitemnestrës, e cila e pret të shoqin me nderime të mëdha. Edhe në tragjedinë e dytë, “koeforet”, (gratë që çojnë në varre vajra, verë etj.) spikat thellësia psikologjike e artit eskilian. Oresti vret të ëmën, Klitemnestrën, dhe të dashurin e saj Egistin, për të marrë hakun e të atit. Por përpara se të ngrejë shpatën t’i bjerë, ai stepet nga fjalët e së ëmës që kërkon mëshirë.Në pjesën e tretë të trilogjisë, në “Eumenidet”, rrihet çështja rreth veprës së kryer nga Oresti mëmëvrasës. Në fillim na paraqitet hija e Klitemnestrës që kërkon shpagimin ndaj të birit. Ajo u drejtohet Erineve, hyjneshave të hakmarjes, që mbrojnë ligjet e gjakut nga ana e nënës (matriarkatin). Hija kërkon t’i zgjojë nga gjumi dhe të mos e braktisin, por ta mbrojnë. Në mënyrë metaforike, Orestin e mundon dhe përndjek ndërgjegja e vrarë. Ky është dënimi më i madh për të, që as në ferr nuk do t’i ndahet.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 200 lekë

Më i ulëti

1 200 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 200 lekë

Më i larti

1 200 lekë

22 tet 2026

Orestia