
Përbindëshi
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Në laboratorin e tij të shkrimtarit, Kadare rimerr përvoja të provuara në të kaluarën nga tragjikët grekë, e më pas nga Dante e Shekspiri. Këto përvoja ai do t’i zgjerojë duke kërkuar formulën e një përmase, që të përmblidhte kohën dhe hapësirën. Kështu, hapësira e Trojës është zhvendosur në një qytet shqiptar dhe rrethinat e tij. Kurse koha, ajo bëhet e shumëfishtë. Ajo nuk rrjedh në të njëjtën mënyrë për ata që fërgëllojnë në barkun e kalit të madh, që ka ngecur përballë qytetit, dhe për ata që jetojnë brenda mureve të qytetit. E njëjta ngjarje ka njëkohësisht dy mosha. Herë koha është e ndaluar në një kamp, herë në tjetrin. Kështu, në këtë vrapim kali, në disa çaste, e lë pas “Ilionin” dhe në disa çaste i mbetet prapa, në mos qoftë e kundërta, ashtu si planetët që gjatë rrotullimit të tyre, kapërcejnë njëri-tjetrin dhe nuk lëvizin me të njëjtën shpejtësi, por sipas largësisë së tyre nga dielli. “Te ‘Përbindëshi’ gjendet ndoshta diçka nga imazhet që reflektojnë pasqyrat kohë pas kohe”, shkruan Kadare. Pa vetëdije ai ilustron në këtë roman koncepsionin aristotelian të kohës. Në mjegullnajën romaneske të shkrimtarit, kjo punë përbën veçantinë e “Përbindëshit”, edhe pse me “Spiritusin” ai do ngjizë përsëri kohën në mënyrë krejt të ndryshme.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
21 tet 2026
Përbindëshi