Përtej lumit

Përtej lumit

Në stokPërditësuar dje

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Personazhet e romanit janë banorë të Laponisë, midis Finlandës dhe Suedisë. Vija kufitare kalon nëpër Lumin të cilit autorja nuk ia përmend emrin. Drejt tij shkon një turmë e pambarimtë barinjsh, djem të rinj ose fare të vegjël, të cilët u prijnë dhjetëra mijëra gjedhëve, që do të gjejnë strehë në Suedi, e cila, ndryshe nga Finlanda, ishte asnjanëse në Luftën e Dytë Botërore. Aleate e Gjermanisë kundër Bashkimit Sovjetik, Finlanda kapitulloi në vjeshtën e vitit 1944. Gjermanët patën një marrëveshje për tërheqjen drejt Norvegjisë, me mareshalin Manerheim, president i Finlandës. Pas presionit sovjetik, Manerheimi u detyrua të ishte më aktiv ndaj trupave gjermane dhe tërheqja e “vëllezërve të armëve” u shndërrua në një tragë gjaku e shkatërrimi, ngjarje të cilat përshkruhen edhe në këtë roman. Mbi 50 mijë banorë të Laponisë finlandeze kapërcyen lumin kufitar dhe u strehuan në kampet e Suedisë. Pjesë e këtij eksodi është tabloja e vuajtjeve, poshtërimeve dhe vdekjeve që ka përshkruar Roza Liksomi në roman, ku gjejnë vend edhe vërshimi i mijëra ushtarakëve, rezervistëve e rekruteve të reja finlandeze, si dhe odiseja e dhembshme e mijëra vajzave e djemve thuajse adoleshentë. Odise që nisi në vjeshtën e 1944 dhe u mbyll me kthimin e popullsisë lapone, në verë-vjeshtë të vitit 1945.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

22 tet 2026

Përtej lumit