Pa formë është qielli

Pa formë është qielli

Në stokPërditësuar dje

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç’është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë. Poema “Rrugëve të Moskës” do të çojë te romani “Muzgu i perëndive të stepës”, vjersha “Piramida e Keopsit” do të sillte më pas romanin “Piramida” etj. Por tek ai ka ndodhur dhe procesi i kundërt. Meqë ky roman nuk u botua, ndalimi i tij pjell vjershën “Laokoonti”. Studiuesit mund të gjejnë edhe poezi të tjera që kanë parathënë vepra të ardhshme në prozë të autorit. Titulli emblematik “Pa formë është qielli” na çon në fillimet e krijimtarisë së autorit. Të shkruaje kështu atëherë ishte e pazakonshme. Ky varg madhështor për atë qiell socialist, jo rastësisht është vënë prej tij në titull. I shpallur si program, dukej sikur poeti 21-vjeçar kërkonte një pamje tjetër të botës, një tjetër qiell, krejtësisht të pangjashëm nga ai rrafsh pa formë, si tru idioti. Sikurse dihet, letërsisë, çlirimi dhe risitë kryesore i vijnë prej gjuhës. Në letërsinë shqipe të atyre viteve ai erdhi si çlirues i fjalës. Brenda qartësisë që nuk e braktisi kurrë, arriti ta çojë fjalën poetike deri në jerm, duke prodhuar një liri që të trembte. Brenda strukturës, që mbetej gjithmonë e ashpër, ajri i poezisë mbetej i qartë si ajër mali. Ajër vjeshte e dimri që janë dhe stinët e tij të poezisë.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

21 tet 2026

Pa formë është qielli