
Paketa Turistike Islandë 8 Ditë nga Tirana – Reykjavík & Aurora Boreale
Në stokPërditësuar më 23 tet 2026
Ky produkt shitet nga SuperMart në faqen e vet (supermart.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
SuperMart
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në supermart.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Bileta & Paketa
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 23 tet 2026
Përshkrimi
Udhëtim 8-ditor në Islandë me avion nga Tirana. Hotel në Reykjavík, mëngjese, guidë shoqëruese dhe ekskursione në Golden Circle, Aurora Boreale, vëzhgim balenash, Jökulsárlón dhe Diamond Beach. ISLANDË – REYKJAVÍK 8 DITË Datat dhe çmimet 30 Mars – 6 Prill 2027 – €1900/person Akomodimi: Hotel në Reykjavík (7 netë), me mëngjes Kompania ajrore: Lufthansa, me tranzit në Frankfurt Itinerari i fluturimeve 30 Mars: Tiranë – Reykjavík 06:00 – 12:55 (tranzit në Frankfurt 2 orë 50 min) 6 Prill: Reykjavík – Tiranë 14:10 – 23:20 (tranzit në Frankfurt 1 orë 30 min) Dita 1 – Fluturimi Tiranë – Reykjavík Takimi në aeroportin e Tiranës dhe nisja me Lufthansa, me tranzit në Frankfurt. Mbërritja në aeroportin Keflavík në orën 12:55, transferimi dhe sistemimi në hotel në Reykjavík. Pjesa tjetër e ditës e lirë për pushim dhe shëtitje në kryeqytet. Dita 2 – Reykjavík & Aurora Boreale Ditë e lirë në Reykjavík, me mundësi për të parë Hallgrímskirkja, Harpa Concert Hall dhe shëtitoren buzë Atlantikut. Në mbrëmje, ekskursion rreth 4-orësh me autobus në kërkim të Aurorës Boreale, me çokollatë të ngrohtë. Dita 3 – Golden Circle Ekskursion ditor në itinerarin Golden Circle: Parku Kombëtar Þingvellir (ku takohen pllakat tektonike të Amerikës së Veriut dhe Euroazisë), zona gjeotermale Geysir dhe ujëvara Gullfoss. Ndalesë në kraterin vullkanik Kerið dhe kthimi në Reykjavík. Dita 4 – Blue Lagoon Ditë relaksi në lagunën termale Blue Lagoon (opsionale, sipas disponueshmërisë; bileta dhe transferta konfirmohen veçmas). Si alternativë mund të organizohet ekskursion me minibus në Golden Circle, i kombinuar me transfertat për në Blue Lagoon. Dita 5 – Vëzhgimi i balenave Ekskursion detar me varkë RIB për vëzhgimin e balenave dhe jetës detare në Atlantikun e Veriut, në varësi të kushteve të motit. Pasdite e lirë për shëtitje dhe kafene në qytet. Dita 6 – Jökulsárlón & Diamond Beach Ekskursion në bregdetin jugor të Islandës: laguna akullnajore Jökulsárlón, ku ajsbergët lëvizin drejt oqeanit. Ndalesë në Diamond Beach, plazhi me rërë të zezë dhe copa akulli. Kthimi në Reykjavík. Dita 7 – Ditë e lirë Ditë e lirë për muze, portin e vjetër, kafene tradicionale, shopping dhe suvenire. Dita 8 – Kthimi në Tiranë Mëngjesi dhe check-out. Transferimi në Keflavík, nisja në 14:10 me tranzit në Frankfurt dhe mbërritja në Tiranë në 23:20. Rekomandime praktike Veshje të ngrohta me shtresa dhe xhaketë kundër erës e shiut Këpucë të papërshkueshme nga uji, kapuç, shall dhe doreza Rroba banje dhe peshqir për Blue Lagoon Powerbank, adaptor prizash dhe kartë bankare ndërkombëtare Politikat kryesore Aurora Boreale dhe vëzhgimi i balenave janë fenomene natyrore dhe nuk garantohen. Ekskursionet në natyrë mund të ndryshojnë ose anulohen për shkak të motit apo rrugëve. Udhëtarët janë përgjegjës për dokumentacionin e hyrjes në Islandë dhe tranzitit në Frankfurt. Rekomandohet siguracion udhëtimi për shpenzime mjekësore, anulime dhe bagazhe. Përfshihet Bileta e avionit vajtje – ardhje (Lufthansa) Bagazh dore 8 kg + valixhe 20 kg Akomodimi në hotel Mëngjeset për të gjitha ditët Guida shoqëruese gjatë udhëtimit Transferat dhe shëtitjet me transport privat Nuk përfshihet Siguracioni i shëndetit City Tax sipas hotelit Blue Lagoon (opsionale) Hyrjet në muze dhe aktivitetet individuale Çdo gjë që nuk përmendet si e përfshirë
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga SuperMart sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 23 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
189 900 lekë
Më i ulëti
189 900 lekë
23 tet 2026
Mesatarja
189 900 lekë
Më i larti
189 900 lekë
23 tet 2026
Paketa Turistike Islandë 8 Ditë nga Tirana – Reykjavík & Aurora Boreale