
Paketa Turistike Paris 4 Ditë me Avion nga Tirana – Krishtlindje në Paris
Në stokPërditësuar më 23 tet 2026
Ky produkt shitet nga SuperMart në faqen e vet (supermart.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
SuperMart
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në supermart.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Bileta & Paketa
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 23 tet 2026
Përshkrimi
Udhëtim 4-ditor me avion direkt nga Tirana në Paris. Hotel 3* ose 4* me mëngjes, shoqërues shqiptar, transport me autobus dhe vizita në Kullën Eiffel, Luvër, Notre Dame, Montmartre dhe Versajë. PARIS ME AVION 4 DITË Datat dhe çmimet 21 – 24 Nëntor – €459/person Krishtlindje në Paris: 17 – 20 Dhjetor – €499/person Akomodimi: Hotel 3* ose 4* në Paris, me mëngjes Dhoma treshe: Me kërkesë specifike (një krevat tek + një krevat dykatësh) Itinerari i fluturimeve Nisja: Tiranë 05:55 – 08:40 Paris Beauvais Kthimi: Paris Beauvais 21:40 – 00:10 Tiranë Dita 1 – Harku i Triumfit & Sacré-Cœur Takimi me shoqëruesin 2 orë para fluturimit dhe nisja direkt për në Paris Beauvais. Vizitë në Harkun e Triumfit, Sheshin Trocadéro dhe bulevardin Champs-Élysées. Shëtitje drejt Bazilikës Sacré-Cœur, pastaj akomodimi në hotel. Dita 2 – Luvri & qendra historike Kopshtet e Luxembourg-ut dhe Muzeu i Luvrit. Place de la Concorde, Opera Garnier, Place Vendôme, Sheshi i Bastijës dhe Kopshtet Tuileries. Rue de Rivoli, Bashkia e Parisit dhe Katedralja Notre-Dame. Dita 3 – Versajë, Kulla Eiffel & lumi Seine Vizitë në Pallatin e Versajës (pagesë shtesë). Kulla Eiffel me kohë të lirë për drekë, pastaj lundrim me anije në lumin Seine. Mbrëmje e lirë në qendër me transport publik, sipas sugjerimeve të guidës. Dita 4 – Kthimi Transferimi në aeroport dhe fluturimi direkt për Tiranë. Ekskursione opsionale Bileta për Muzeun e Luvrit – €40/person Lundrim në lumin Seine – €20/person Transport + vizitë në Pallatin e Versajës – €50/person Politikat kryesore Fëmijët 0–1.99 vjeç: €130 totali Fëmijët 2–9.99 vjeç: €40 më pak se çmimi i të rriturit Mbi 10 vjeç: çmim i plotë Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë sipas hotelit. Rezervimi kërkon 50% parapagim, pjesa tjetër paguhet 5 ditë para nisjes. Pagesa nuk kthehet. Pasaporta duhet të ketë minimumi 6 muaj vlefshmëri në momentin e nisjes. Të miturit nën 18 vjeç që udhëtojnë pa njërin ose të dy prindërit duhet të kenë prokurë të noterizuar. Vendet në avion caktohen rastësisht gjatë check-in online (vende specifike me kosto shtesë). Përfshihet Bileta e avionit vajtje – ardhje Bagazh dore deri në 40x30x20 cm Akomodimi në hotel 3* ose 4* Mëngjeset për të gjitha ditët Transfertat dhe shëtitjet me autobus Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit Nuk përfshihet Siguracioni i shëndetit Taksa e turistit €17/person për 3 netë Hyrjet në monumente dhe muzeume Çdo gjë që nuk përmendet si e përfshirë
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga SuperMart sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 23 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
45 999 lekë
Më i ulëti
45 999 lekë
23 tet 2026
Mesatarja
45 999 lekë
Më i larti
45 999 lekë
23 tet 2026
Paketa Turistike Paris 4 Ditë me Avion nga Tirana – Krishtlindje në Paris