Paketa Turistike Stamboll 3 Ditë me Avion dhe Guidë nga Tirana
1 / 6

Paketa Turistike Stamboll 3 Ditë me Avion dhe Guidë nga Tirana

Në stokPërditësuar më 23 tet 2026

32 999 lekë

Ky produkt shitet nga SuperMart në faqen e vet (supermart.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

SuperMart

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në supermart.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Bileta & Paketa
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
23 tet 2026

Përshkrimi

Udhëtim 3-ditor me avion direkt nga Tirana në Stamboll me Turkish Airlines. Hotel 3* ose 4* në Taksim me mëngjes, guidë shoqëruese dhe vizita në Xhaminë Blu, Topkapi, Kapalı Çarşı, Bosfor, Balat dhe Çamlıca. STAMBOLL ME AVION DHE GUIDË 3 DITË Datat dhe çmimet 30 Tetor – 1 Nëntor – €329/person 21 – 23 Nëntor – €329/person 27 – 29 Nëntor – €329/person 28 – 30 Nëntor – €329/person Akomodimi: Hotel 3* ose 4* në zonën Taksim, me mëngjes Kompania ajrore: Turkish Airlines, fluturim direkt Itinerari i fluturimeve Nisja: Tiranë 09:35 – 12:15 Stamboll Kthimi: Stamboll 18:40 – 19:20 Tiranë Dita 1 – Akuariumi & Taksim Paraqitja në aeroportin e Rinasit 3 orë para nisjes dhe fluturimi direkt për në Stamboll. Vizitë në Akuariumin e Stambollit, një nga më të mëdhenjtë në botë (hyrja €32). Akomodimi në hotel në Taksim, zemra e Stambollit modern. Darka e lirë me sugjerimin e guidës. Dita 2 – Bosfori & Sulltan Ahmet Lundrim me anije rreth 1.5 orë në Bosfor, mes Europës dhe Azisë (€15, pjesëmarrje e detyrueshme). Pazari i Madh Kapalı Çarşı, me mbi 4,000 dyqane në 61 rrugë të mbuluara. Sheshi Sulltan Ahmet: Pallati Topkapı, Xhamia Blu (e projektuar nga arkitekti Sinan) dhe Hagia Sophia (opsionale, €25). Në mbrëmje, darkë me shfaqje tradicionale turke në Bosfor (€40, 3 orë). Dita 3 – Balat, Çamlıca & kthimi Lagjja Balat me rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë shumëngjyrëshe, ndalesë në një punishte lëkure dhe në një dyqan ëmbëlsirash turke. Kodra Çamlıca në anën aziatike, me pamje panoramike të Bosforit, dhe Xhamia Çamlıca. Ndalesë për shopping në qendrën 212, pastaj fluturimi direkt për Tiranë. Ekskursione dhe hyrje Lundrim me anije në Bosfor (Europa & Azia) – €15 Darkë me shfaqje turke në anije (transport, DJ, kërcimtarë, pije joalkoolike pa limit, 3 orë) – €40 Bileta e Akuariumit të Stambollit – €32 Hagia Sophia – €25 Hyrjet në Topkapi dhe Dolmabahçe paguhen në lira turke në sportel Politikat kryesore Fëmijët 0–1.99 vjeç: €65 totali Fëmijët 2–10 vjeç: €20 zbritje nga çmimi i paketës Mbi 10 vjeç: çmim i plotë Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë sipas hotelit. Rezervimi kërkon 50% parapagim, pjesa tjetër paguhet 10 ditë para nisjes. Pagesa nuk kthehet. Pasaporta duhet të ketë minimumi 6 muaj vlefshmëri nga dita e hyrjes në Turqi (karta e identitetit nuk mjafton). Të miturit nën 18 vjeç që udhëtojnë pa njërin ose të dy prindërit duhet të kenë prokurë të noterizuar. Vendet në avion caktohen rastësisht gjatë check-in online (vende specifike me kosto shtesë). Përfshihet Bileta e avionit vajtje – ardhje Bagazh dore 3 kg + valixhe 20 kg Akomodimi në hotel 3* ose 4* Mëngjeset për të gjitha ditët Transfertat dhe shëtitjet me autobus Guida shoqëruese gjatë udhëtimit Nuk përfshihet Siguracioni i shëndetit Taksa lokale €2/person/natë (paguhet te guida) Hyrjet në monumente dhe muzeume Çdo gjë që nuk përmendet si e përfshirë

Detajet:

Publikuar:23 tetor 2026
Përditësimi i fundit:23 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga SuperMart sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 23 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

32 999 lekë

Më i ulëti

32 999 lekë

23 tet 2026

Mesatarja

32 999 lekë

Më i larti

32 999 lekë

23 tet 2026

Paketa Turistike Stamboll 3 Ditë me Avion dhe Guidë nga Tirana