
Paketa Turistike Tajlandë 7 Ditë nga Tirana – Bangkok, Phuket & Phi Phi
Në stokPërditësuar më 23 tet 2026
Ky produkt shitet nga SuperMart në faqen e vet (supermart.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
SuperMart
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në supermart.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Bileta & Paketa
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 23 tet 2026
Përshkrimi
Udhëtim 7-ditor në Tajlandë me avion nga Tirana. 3 netë në Bangkok dhe 3 netë në Phuket, fluturim i brendshëm, ekskursione në Phi Phi Islands, Floating Market, Elephant Sanctuary dhe shoqërues shqiptar. TAJLANDË – BANGKOK & PHUKET 7 DITË Datat dhe çmimet 25 Nëntor – 2 Dhjetor – €2699/person Akomodimi në Bangkok: Rembrandt Hotel & Suites, Sukhumvit (3 netë) Akomodimi në Phuket: Centara Kata Resort, Kata Beach (3 netë) Vizitohet: Bangkok, Phuket, Phi Phi Islands Itinerari i fluturimeve 25 Nëntor: Tiranë – Stamboll 17:45 – 21:35 26 Nëntor: Stamboll – Bangkok 01:40 – 15:05 2 Dhjetor: Phuket – Stamboll 22:25 – 05:25 (3 Dhjetor) 3 Dhjetor: Stamboll – Tiranë 08:10 – 08:00 Fluturimi i brendshëm Bangkok – Phuket i përfshirë Dita 1 – Mbërritja në Bangkok & Tuk Tuk Food Tour Takimi në aeroportin e Tiranës 2 orë e 30 min para fluturimit dhe nisja me tranzit në Stamboll. Mbërritja në Bangkok, transferimi me autobus privat dhe check-in në hotel. Në mbrëmje, Tuk Tuk Midnight Food Tour në rrugët e Bangkokut me street food lokal, ndalesa te Wat Suthat dhe Giant Swing, dhe një pije në një bar lokal. (Darka e përfshirë) Dita 2 – Grand Palace & Tempujt e Bangkokut Vizitë në Grand Palace dhe Tempullin e Budës së Smeraldit, Wat Pho (Buda i Shtrirë) dhe Wat Traimit (Buda prej ari). Pas drekës në restorant lokal, vizitë në Wat Arun, Tempulli i Agimit. Shëtitje me varkë tradicionale në kanalet e Thonburi buzë lumit Chao Phraya. (Mëngjes & drekë) Dita 3 – Floating Market & Maeklong Railway Market Ekskursion në tregun lundrues Damnoen Saduak dhe në tregun Maeklong, ku tregu 'mbyllet' në sekonda për kalimin e trenit. Shëtitje me varkë në kanalet tradicionale dhe kthimi në Bangkok. Në mbrëmje, lundrim me darkë në lumin Chao Phraya. (Mëngjes & darkë në anije) Dita 4 – Bangkok – Phuket Mëngjesi dhe check-out. Fluturimi i brendshëm Bangkok – Phuket dhe transferimi në hotel. Pasdite e lirë për relaks në pishinë ose plazh. (Mëngjes) Dita 5 – Phi Phi Islands Ekskursion ditor me speedboat në Phi Phi Islands: Maya Bay, Monkey Beach dhe Phi Phi Ley Cove, me ndalesa për not dhe foto. Drekë në Tonsai Bay dhe kohë e lirë në Bamboo Island. (Mëngjes & drekë) Dita 6 – Elephant Sanctuary & Phuket Old Town Vizitë në Phuket Elephant Sanctuary, qendër etike për elefantët e rehabilituar, me drekë vegjetariane buffet në Tree Top Observation Deck. Tur me Tuk Tuk në qytetin e vjetër të Phuket, Thai Hua Museum dhe pikën panoramike Khao Rang Hill. (Mëngjes & drekë) Dita 7 – Kthimi Ditë e lirë për relaks dhe shopping. Transfera rreth orës 18:00 për në aeroport dhe nisja për Tiranë me tranzit në Stamboll. (Mëngjes) Informacione rreth hoteleve Rembrandt Hotel & Suites (Bangkok) – hotel modern në Sukhumvit, me akses të shpejtë drejt atraksioneve kryesore. Centara Kata Resort (Phuket) – resort tropikal pranë plazhit Kata, me pishina dhe ambient të qetë. Politikat kryesore Pasaporta duhet të ketë minimumi 6 muaj vlefshmëri nga data e udhëtimit. Për tempujt dhe Grand Palace kërkohet veshje që mbulon supet dhe gjunjët. Ekskursionet detare varen nga kushtet e motit dhe mund të modifikohen. Bakshishet për guidat dhe shoferët janë të detyrueshme sipas praktikës lokale (shuma komunikohet para nisjes). Rekomandohet siguracion udhëtimi. Përfshihet Bileta e avionit Tiranë – Bangkok; Phuket – Tiranë Fluturimi i brendshëm Bangkok – Phuket Bagazh dore 8 kg + valixhe 20 kg Akomodim 3 netë në Bangkok dhe 3 netë në Phuket Mëngjeset për të gjitha ditët Vaktet sipas itinerarit (drekë/darkë) Ekskursionet dhe aktivitetet kryesore sipas programit Guida lokale gjatë aktiviteteve Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit Transferat dhe shëtitjet me transport privat Nuk përfshihet Siguracioni i shëndetit Bakshishet për guidën dhe shoferin Shpenzimet personale Çdo gjë që nuk përmendet si e përfshirë
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga SuperMart sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 23 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
269 999 lekë
Më i ulëti
269 999 lekë
23 tet 2026
Mesatarja
269 999 lekë
Më i larti
269 999 lekë
23 tet 2026
Paketa Turistike Tajlandë 7 Ditë nga Tirana – Bangkok, Phuket & Phi Phi