PanOxyl Clarifying Exfoliant 118ml
1 / 4

Glowyskinalbania

PanOxyl Clarifying Exfoliant 118ml

Në stokPërditësuar dje

1 390 lekë2 390 lekë−42%

Ky produkt shitet nga Glowy Skin në faqen e vet (glowyskinshop.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Glowy Skin

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në glowyskinshop.com

Specifikimet kryesore

Marka
Glowyskinalbania
Kategoria
Pastrim fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

PanOxyl Clarifying Exfoliant është një toner eksfoliues me përmbajtje 2% acid salicilik, i cili depërton në poret e lëkurës për të kontrolluar yndyrën dhe daljen e akneve. Kur qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen në sipërfaqe, krijojnë një shtresë bllokuese duke ngadalësuar kështu përthithjen e produkteve te kujdesit të lëkurës. Në këtë mënyrë, eksfolimi i rregullt i lëkurës rrit gjithashtu efikasitetin e produkteve të tjera. Formulimi përfshin gjithashtu Algat Blu dhe përbërës ushqyes për lëkurën që ndihmojnë në qetësimin e skuqjes dhe irritimeve. Ky produkt efektiv është i shkëlqyeshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht ato të prirura për pika të bardha, pika të zeza dhe akne. Ky tonik përmban përqendrimin më të lartë të acidit salicilik që mund të përdoret pa recetë. Ka formulim të butë, me pH të balancuar, që përthithet mirë nga lëkura. Përdorimi: Toniku eksfoliues përdoret 2-3 herë në javë, vetëm në rutinën e mbrëmjes, pas larjes së lëkurës, në lëkurë të thatë. Mund t'a aplikoni me duar te thata ose me peceta pambuku. Nëse jeni fillestarë në përdorimin e acideve eksfoliuese, niseni përdorimin me vetëm një herë në javë. Hidratojeni mirë lëkurën pas aplikimit pasi acidi salicilik ka veti tharëse si dhe mos harroni përdorimin e kremit të diellit çdo mëngjes. Mos e kombinoni në të njëjtën rutinëme retinolin, vitaminën C apo acide të tjera eksfoliuese. Duhet të keni parasysh që në përdorimet e para të acidit salicilik mund të përjetoni purging të lëkurës që do të thotë dalja e të gjitha papastërtive dhe akneve në sipërfaqe të lëkurës. Kjo fazë mund të zgjasë deri ne 3-4 javë.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Specifikimet

Marka
Glowy Skin Albania

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Glowy Skin sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 390 lekë

Më i ulëti

1 390 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 390 lekë

Më i larti

1 390 lekë

21 tet 2026

PanOxyl Clarifying Exfoliant 118ml