Pape Satan Aleppe ? kronika te nje shoqerie te lengshme

Pape Satan Aleppe ? kronika te nje shoqerie te lengshme

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 250 lekë

Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Tirana Book

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe yllka). Gjejmë këtu fytyrat më të njohura të kësaj shoqërie: maskat e politikës, obsesionet mediatike për të rënë në sy që të gjithë (ose thuajse) duket se e bashkëndajmë, jetën simbiotike me telefonat tanë. “Nuk ka marrëdhënie ballë për ballë, njeriu nuk shikon më peizazhin, nuk reflekton mbi jetën dhe vdekjen, por i lëshon fjalët breshëri, thuajse gjithnjë pa asgjë të ngutshme për të thënë”. Është një shoqëri, shoqëria e lëngshme, ku non sensi duket se del mbi racionalitetin, me efekte sigurisht komike të papërsëritshme, por me pasoja jo përnjëmend premtuese. Pështjellim, mungesë koherence, rrebesh fjalësh, shpesh në caqet e frazave shabllone. “Pape Satàn, Pape Satàn Aleppe”, thoshte Dane në Ferri (VII, 1) mes çmerisë, dhimbjes, mllefit, kanosjes dhe ndoshta ironisë. Një koleksion esesh rreth botës moderne nga njëri prej figurave letrare më të mëdha dhe autor bestseller në botë. Umberto Eco është një superstar ndërkombëtar për kulturën. Në këtë antologji të tj të fundit, eseisti dhe romancieri i famshmëm, e vëzhgon botën që ndryshon me kureshtje e të papërmbajtur dhe me mençuri të thellë. Ashtu si disa studiues të tjerë para tij, Eco tregoi se një erudit me përmasat e tij, ishte i zoti të shkruante për shumë lloje lexuesish. Kronika të një shoqërie të lëngshme përmban më shumë se 100 artikuj editorialë, të ndarë në 15 pjesë me tituj shumë tërheqës. Ecoja nuk ishte kritizer, por ai nuk e duronte dot, f.v., “teprimin e budallallëkut, që po bllokon linjat e internetit”. Ky libër është një dhuratë për lexuesin e tij: i zgjuar, i mprehtë dhe ndriçues.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 250 lekë

Më i ulëti

1 250 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 250 lekë

Më i larti

1 250 lekë

22 tet 2026

Pape Satan Aleppe ? kronika te nje shoqerie te lengshme