Parazitologjia Veterinare – Bejo Bizhga

Parazitologjia Veterinare – Bejo Bizhga

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

€30≈ 2 719 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria UBT në faqen e vet (librariaubt.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria UBT

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariaubt.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra shkollore
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Në kapitullin e I rë-Parazitologjia e përgjithshme jepet informacion mbi objektin e parazitologjisë veterinare në përgjithesi dhe parazitizmin si fenomen biologjik.Një historik i shkurter mbi zhvillimin e parazitologjisë, parazitet dhe përbujtësit, klasifikimin, veçoritë dhe maredheniet midis tyre, ciklin biologjik dhe ndryshimet evolucionare të parazitëve, sëmundjet parazitare, veçoritë dhe faktorët që ndikojne në shfaqjen e tyre. Flitet për imunitetin në semundjet invazive, lidhjet e parazitizmit me metabolizmin dhe prodhimtarine e kafshëve dhe shpendëve, dëmet që shkaktojnë sëmundjet parazitare, karakterin zoonotik të shumë sëmundjeve parazitare. Kapitulli ofron informacion të plotë për diagnozën në sëmundjet parazitare. Flitet për diagnozën koprologjike, hematologjike, dermatologjike, urologjike, imunologjike, ambientale dhe metodat e reja të percaktimit të llojeve të parazitëve. Në kapitullin Protozologjia veterinare shpjegohen veçoritë morfologjike dhe biologjike të protozoarëve në të gjitha speciet e kafshëve dhe shpendëve dhe zoonozat parazitare. Ofrohet informacion i plotë për flagjelatët si leishmaniet dhe tripanozomozat, trikomonat, hekzamitat, histomonat. Flitet për amebat, microsporat, nozemat, encefalitozon dhe ciliatët parazitarë. Ofrohet informacioni i plotë për tipin apikomplexa dhe për të gjitha llojet e koksidieve të zorrëve, gjakut dhe indeve (Eimeriet, Izospora, Babeziet dhe Theileriet, Sarkocistet,Toxoplazmat, Kryptosporidiet, Plasmodium, Hepatozoon, Leukociotozoon etj.). Në kapitullin Helmintologjia veterinare ofrohet informacion i plotet për veçoritë morfologjike dhe biologjike të trematodëve. cestodëve, nematodëve, akantocefalëve, pentastomomideve dhe anelideve. Flitet për Fasciolidae, Paramfistomatidae, Opistorhidae, Skistosomatidae, Prostogonimidae, Heterophyidae, etj. gjinitë, përfaqësuesit, taksonominë dhe sëmundjet e shkaktuara prej tyre. Flitet për cestodët dhe metacestodët e ripertypësave, shpendeve, gjithshkangrënësve dhe të mishngrënësve. Flitet për askaridet, oksiuret, rhabitidet, strongylidet, filaridet dhe adenophorea në derra, njëthundrakë, shpendë, ripertypësa, brejtës, kafshë të egra dhe dekorative, mishngrënës dhe gjithshkangrënës. Gjendet informacioni i nevojshëm për akantocefalët, anelidet dhe pentastomidët. Në kapitullin Araknoentomologjia veterinare gjendet informacioni i gjithanshëm për interesin veterinary të tipit arthropoda. Flitet gjerësisht për Krustacet, Arachnidet, Scorpionidet, rriqnat Ixodidae, Argasidae, Dermanysiidae, shkaktaret e zgjebeve ne kafshe, diagnozën, terapinë dhe profilaksinë e tyre. Flitet për Insektet Hemiptera, Mallofaga, Anoplura, Nenrendet Nematocera dhe Brachycera, Oestrus, Hypoderma, Gastrofilus. Muscidae, Hipoboscidae. Aphaniptera, Coleoptera Në libër sillen 2 kapituj te fundit ku në njerin prej tyre gjenden të gjithë parazitët në kafshë të grupuar sipas specieve dhe vendlokalizimit në to dhe në kapitullin tjetër gjithshka që një studenti ose specialisti do ti duhej për një informacion për antiparazitarët dhe aplikimin e tyre në veterinari.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria UBT sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

2 719 lekë

Më i ulëti

2 719 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

2 719 lekë

Më i larti

2 719 lekë

22 tet 2026

Parazitologjia Veterinare – Bejo Bizhga