
Pas mesnate
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Pas mesnate – Brunilda Zllami Brunilda Zllami vjen sërish me një libër nga ata që të lënë pa fjalë, ndërsa mendon se sa shumë je vetë i përfshirë, sa shumë njerëz njeh aty brenda, sa shumë ky vend është edhe yti. Jemi në pandemi, tri gra ndajnë mes tyre sekretet e jetëve të jetuara mes familjes e fëmijëve, dashurive të humbura dhe atyre të pajetuara, problemeve të mprehta sociale dhe dilemave të fuqishme, nga ato që të shkundin fort dhe të vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën. Klea, Katja dhe Eliana shtrojnë pyetjen se deri në ç’pikë mund të bëhet kompromis me lumturinë dhe qetësinë e shpirtit, a ka vlerë ta ç’kyçësh një sekret i cili mund të ta shkatërrojë të ardhmen në një pikë pa kthim? Këtyre pyetjeve rreket t’iu përgjigjet Brunilda, me penën e një shkrimtareje që rritet e rritet në çdo libër, duke na vënë në pikëpyetje nëse ky është vallë libri i saj më i mirë dhe duke ia lënë një mundësi të hapur për përgjigje edhe vetë lexuesit të saj besnik që e ndjek në çdo hap. Arlinda Dudaj, Botuese “Të gjithë kemi sekrete. Kovidi na detyroi të mbajmë maska që duken, por maskat që s’duken, kemi kohë që i mbajmë. Nuk je vetëm ti që ke ndërtuar veten tënde për t’u përshtatur, për të mbijetuar. Secila nga ne, pak nga pak dhe duke mos e kuptuar as vetë, ka ndërtuar karakterin mbijetues, duke fshehur atë të dobëtin, naivin, rebelin, ëndërrimtarin, romantikun. Sepse bota i quan dobësi këto elemente, sepse ti ndihesh lakuriq nëse e ekspozon veten kaq shumë. Por sado që përpiqemi për t’u përshtatur nuk mundemi, sepse karakteret që kemi fshehur janë ato të lindurat, që nuk fshihen me gomë thjesht se një moment vendosëm ashtu. Ato janë pjesët që na dalin në ëndrra, që na bëjnë të palumtur, edhe kur mendojmë se kemi gjithçka.”
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
21 tet 2026
Pas mesnate