Pas teje

Pas teje

Në stokPërditësuar më 21 tet 2026

1 400 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Pas teje – Jojo Moyes Mu duk se kur e mbylla leximin e romanit “Pas teje” të mbetej në mendje diçka gjysmë e zhvidhosur prej ndjenjës së bukur, që të ngashënjen dhe ta kthen në obsesion idenë se ke pranë dhe para vetes “vrimën” e Zhak Preverit, nga ku hyn dhe del lirisht ndjenja e thellë. Dashuria e vjetër kërkëllin gjëmshëm sikur t’i ketë ditët e numëruara dhe bashkon duart si për t’ia nisur një lutjeje. Sytë e dashurisë së vjetër që e mban personazhen kryesore të lodhur e të shoqëruar me një grimë dritë vetëtitëse që lëbyr si përmes një mjegulle. Sytë e saj janë tejet të vëmendshëm e kërkues madje gjer në një mani bezdisëse. Duket se kemi një simfoni bethoveniane, përmes peripecive dhe dashurisë, gjetjes së vetvetes, e përvuajtur, me goditjet e fatit që s’e përkulin, as e thyejnë… Romani bëhet menjëherë i dashur dhe bëhet emblemë… Lu është gjithnjë e dashur, plot gjallëri, me një mendim krijues origjinal dhe e ngacmuar nga ana emocionale dhe romantike, që shqyrton mënyra krejt të reja, që rindërton veten pas humbjes së pamendueshme. Jojo Moyes edhe njëherë mbron me tregimin e saj me markën e njohur, plot humor dhe me mënyrën se si ne shërohemi dhe ecim përpara… Dhe personazhet si gjithçka tjetër janë një materie eprane, me një thjeshtësi gati mistike, sikur aty të kishte rrojtur hija e një ankthi, që gjallon diku në qiej e zbret aty pranë nesh më të rrallë e pastaj na shoqëron në çdo hap. Lu, Lili dhe gjithë të tjerët janë të pranishëm, me ndjenjë të hallakatur por megjithatë të fisnikëruar, veshur me rrobën e kohës, qepur me dhe pa shije nën etiketën e brezave, pa i fshehur njollat (qofshin edhe ato të gjakut) dhe gjithnjë në kohën e duhur kur nisen vijimisht drejt të panjohurës në mistikën e dëshpërimit, pa i vrarë idealet, duke mbetur tipa të ndryshëm, bashkë me hipokondrinë, stoicizmin, obsesivitetin, idetë e papajtueshme, shenja parashikuese, optimizmin e pandreqshëm, kryqëzimin shtëpiak, banalitetin deheroizues, kollitjen e shpifësirës ideale, që megjithatë edhe në një jetë të ndërtuar nën ritmin e fatit është e pranishme… E pra, ky është thelbi i romanit “Pas teje”. Dhe mos harroni vjen pas “Unë më parë se ti”.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 400 lekë

Më i ulëti

1 400 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 400 lekë

Më i larti

1 400 lekë

21 tet 2026

Pas teje