Pesë qoshet

Pesë qoshet

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimii tyre do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij. I vendosur të mos bjerë në kurthin e këtij kërcënimi, ai refuzon të bashkëpunojë me gazetarin gjobëvënës dhe një ditë i gjen të botuara fotot e tij përçude. Por, pas këtij akti tronditës, do të jetë vetë gazetari viktima e gjithë këtij trazimi publik. Paralelisht me këtë linjë të romanit, dy mikesha, Marisa dhe Çapela, zonjat e dy miqve të ngushtë, biznesmenit dhe avokatit të tij, të cilët po përpiqen të dalin nga baltosja publike, nisin një marëdhënie lesbike dashurore, në fundin e së cilës do të bëhet pjesë si i tretë edhe vetë biznesmeni ynë. Mario Vargas Llosa na fut në atmosferën e Limës gjatëkohës së regjimit autoritar të presidentit Alberto Fuxhimori, me tëcilin edhe ai vetë u përball në zgjedhjet për president në vitin 1990, dhe humbi, si edhe të aktivitetit korruptiv, kriminal, shantazhues të shtetit që Fuxhimori ngriti. “Pesëqoshet” nuk është vetëm një toponim i një zone të Limës, por edhe metafora e përplasjes së madhe që solli me vete sundimi i kaosit dhe krimit në pushtet. Lëvrues edhe më herët i këtij zhanri të kohës, i cilësuar si rrëfim i moralitetit politik, Llosa, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2010, sjell njëhistori të ethtë politik edhe erotike të Perusë së tij të trazuar.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

22 tet 2026

Pesë qoshet