
Pesha e padurueshme e pafajësisë
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Atëherë Zefi i tha se prifti e kishte ndigjue me vëmendje dhe në nji shenj kohe, teksa hante me kafshata të vogla, i kishte thanë: – Manoli nuk asht djalë i keq. – Si? – i ishte përgjigjë Zefi me idhnim. – Unë e shof, – i kishte thanë prifti me njifarë kthjelltësie, – se ti nuk ke gja me Manolin. Ti ke problem, ti nuk duroke pafajësinë tande, djalosh… Zefi ishte mpi nga hutimi se nuk po gjente pështetje te prifti, të cilit po i hapej lidhë me jetën e tij në tavernën e kushërinit të tij të parë. – E çfarë të baj, pra…? – e kishte pyetë Zefi me dëshpërim. Prifti e kishte shikue thellë në sy Zefin dhe me sa duket, kishte pa atje dëshirën e tij të thekshme për nji zgjidhje. Prifti kishte pa përqark dhe me gisht i kishte thanë Zefit të afrohej. Zefi ishte ulë në karrikë dhe e kishte shtri veshin drejt priftit. Edhe prifti i ishte afrue paksa djaloshit. – Vidhe, vidhe! Zefi nuk u kishte besue veshëve. – Si thatë, atë i shenjtë? – kishte shqiptue me çudi të thellë Zefi. – Po, po, atë që ndigjove… Zefi po e këqyrte priftin si i çakërdisun. – Vidhe dhe qetësohu… Përfundimisht… Prifti e kishte drejtue shtatin dhe kishte marrë qëndrimin e atij që s’ka njeri pranë. Zefi kishte dashtë me e pyetë edhe ma gjatë, por prifti qëndronte i papranishëm dhe nuk po e llogariste fare qenien e Zefit atypari. Zefi i tha Marinit se ishte çue prej tavoline me fjalët tronditëse të priftit në vesh: “Vidhe dhe qetësohu… Përfundimisht…” – Çudi e madhe! – foli Marini.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
21 tet 2026
Pesha e padurueshme e pafajësisë