
Pianisti
Në stokPërditësuar sot
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- sot
Përshkrimi
“Pianisti” është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri. Më 23 shtator 1939, Vlladisllav Shpilmani, një pianist i ri nga Varshava, po luante në piano teksa jashtë shpërthenin predhat. Ishte emisioni i fundit muzikor i drejtpërdrejtë nga Varshava: atë pasdite, një bombë gjermane shkatërroi radiostacionin dhe Radioja Polake ndërpreu transmetimin. Lufta e futi qytetin në tmerrin e pushtimit nazist, grumbullimin e hebrenjve, fillimin e bastisjeve. Gjithë familja e muzikantit dhe shumë prej miqve të tij mbetën të vrarë, por ai mbijetoi mrekullisht mes gërmadhave të Varshavës. “Pianisti” është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri. Në fund, një oficer gjerman i shpëtoi jetën Shpilmanit, pasi ky luajti Nokturnin në do diezis minor të Shopenit, në një piano të gjetur mes rrënojash. Me të mbaruar lufta, Shpilmani shkroi këto kujtime nga Holokausti që përjetoi. I ndaluar nga autoritetet komuniste, libri u botua në Poloni vetëm në vitin 2000, kurse në Perëndim një vit më parë. Doli në dritë emri i oficerit të forcave të Vermahtit, kapitenit Vilm Hosenfeld. Ai vdiq në një kamp të burgosurish në Rusi pas lufte, dhe mirësia e tij kundrejt shumë hebrenjve dhe polakëve mbeti e pashpërblyer. Kapiteni la pas ditarin e vet të luftës, në të cilin rrëfen zhgënjimin e thellë nga barbarizmi i nacionalsocializmit. Pjesë të ditarit u botuan për herë të parë në këtë libër, krahas kujtimeve të Shpilmanit. Libri “Pianisti” është një dëshmi e fuqisë së muzikës, e vullnetit për të jetuar dhe kurajës për t’i bërë ballë së keqes.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
31 tet 2026
Pianisti