
Platoni
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Dritan Publishing në faqen e vet (dritanpublishing.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Dritan Publishing
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në dritanpublishing.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
nga Georg V.F. Hegel # Filozofi Përktheu: Dritan Koka Numri i faqeve: 248 Përshkrim i shkurtër Në përgatitjen e sistemit filozofik, në vitet e para të periudhës së Jenës (1801-1803), ndikimi i Platonit mbi mendimin e Hegelit ka qenë vendimtar në të gjitha frontet, duke i lejuar të shkonte përtej kriticizmit të Kantit dhe të “emancipohej” në mënyrë progresive nga idealizmi transhendental i Shelingut. Me prejardhje të qartë platonike është pikësëpari parimi i famshëm i Identitetit spekulativ, me të cilin Hegeli, në veprën “Ndryshimi midis Sistemit Filozofik të Fihtes dhe atij të Shelingut” (1801), shpreh fizionominë e veçantë dhe paradigmatike të Zotit të krishterë, të zhvilluar pastaj në veprat e mëdha, duke nisur nga “Fenomenologjia e Shpirtit”, “Absoluti është Identiteti i Identitetit dhe i Jo-Identitetit”. Gjurmët vendimtare të ideve platoniane mbi refleksionet e Hegelit “të ri” shtrihen edhe në versantin dialektik (me “Parmenidin”), në atë filozofiko-natyror (ende me “Timeun”) dhe në atë etiko-politik të sistemit (me “Politikanin” dhe “Republikën”). Ky ndikim ka patur, natyrisht, jehonë të rëndësishme në kurset e mëvonshme universitare të kumtuara nga Hegeli rreth Platonit, diku mes viteve 1805 dhe 1830, në kontekstin e leksioneve mbi historinë e filozofisë: për mendimtarin gjerman shtrohej çështja për të rishqyrtuar qarkun spekulativ, i cili, më tepër se çdo qark tjetër, i kishte ardhur në ndihmë për të hedhur themelet e sistemit të tij shkencor. Për këtë arsye, “Leksionet mbi Platonin” përbëjnë një dokument filozofik vërtet unik, i cili meriton të ridalë në dritë si një botim më vete, edhe jashtë kornizës së përgjithshme të “Leksioneve mbi Historinë e Filozofisë”, brenda të cilave u grupua.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Dritan Publishing sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
750 lekë
Më i ulëti
750 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
750 lekë
Më i larti
750 lekë
31 tet 2026
Platoni