Prilli i thyer

Prilli i thyer

Në stokPërditësuar dje

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

I shkruar më 1978 dhe i botuar fillimisht më 1980 në një përmbledhje tregimesh e novelash, të titulluar “Gjakftohtësia”, “Prilli i thyer” e pa dritën e botimit si libër më vete shumë vite më pas, pas rënies së komunizmit. I vetmi roman në qendër të të cilit shtjellohen ngjarje që lidhen me kodin zakonor shqiptar, një nga shenjat identifikuese më të moçme e të dallueshme të kombit, kjo vepër është një ndër më të njohurat e Kadaresë në planin botëror. “Prilli i thyer” është ekranizuar për film artistik tri herë. Versioni i parë ka qenë shqiptar, i dyti francez dhe i treti brazilian. Duke lexuar “Prillin e thyer” kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. “Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë”. Në rrafshnaltën ku udhëtojnë Besian Vorpsi dhe gruaja e tij kjo mundësi është një realitet shumëshekullor. Kadare e ka vendosur kuadrin e romanit të tij në krahinën e Mirditës, një rrafshnaltë e izoluar nga pjesa tjetër e vendit, pa rrugë të denja për këtë emër, dhe bastion katolik e tradicionalist. Këtu, në këtë atelie të tragjedisë shkrimtari ka përqendruar karakteristikat e kanunit (domethënë canon, e drejta zakonore) të shumë krahinave të veriut e të lindjes, të marra nga përshtypjet e mbledhura gjatë qëndrimit të tij në veri, në fund të viteve ’70. Kështu, personazhi i Ali Binakut është huajtur nga realiteti: Binak Aliu, që është emri i tij i vërtetë, ishte një nga figurat e shquara të Verilindjes së Shqipërisë në fund të shekullit XIX. Meqenëse ne kemi të bëjmë me një kanun të ngjeshur, të pasuruar, tragjedia ka të gjitha mjetet e mundshme për t’u shprehur. Romani ilustron nenet më të shquara zakonore të këtij kanuni të tmerrshëm.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

22 tet 2026

Prilli i thyer