
Projektimi dhe Analizatoret ne Industrine e Qumeshtit – Fatlum Dibra
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria UBT në faqen e vet (librariaubt.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria UBT
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariaubt.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Eshte hera e trete qe po shkruaj keto vitet e fundit per Industrine e Qumeshtit, i bindur se tashma ekziston literature teknike e bolleshme ne Gjuhen Shqipe, kam menduar te ndihmoj sa do pak ata qe duan t`i perkushtohen seriozisht ketij specialiteti, si ata qe duan te investojne per here te pare por edhe per ata qe e kane kete aktivitet por kerkojnë t`a zgjerojne, të persosin nivelin e mekanizimit dhe automatizimit, te zgjerojne strukturen e produkteve etj. si dhe ata që duan te bejne nji hap gjigand ne kontrollin e qumeshtit dhe produkteve te tij duke modernizuar laboratoret. Libri perbehet nga dy pjese kryesore: PROJEKTIMI dhe ANALIZATORET. Ne pjesen e pare orjentohen fillestaret, çfare duhet te dijne, cilat jane rruget per te ngritur nji aktivitet per perpunimin e qumeshtit, si mund te ngrihet nji repart i ri ne fabriken ekzistuese, trajtohen zerat per nxjerrjen e kostos, eshte e qarte se me kete problem merren ekonomistet por i nisur nga pervoja e ime shume vjecare kam vene re se ekonomistet që i kane njohurite e nevojshme ne kete fushe, gjethenje kane kerkuar ndihmen e teknologut qe do te thote nji bashkepunim i vazhdueshem midis tyre, ndihmon ne nxjerrjen e sakte te kostos se prodhimeve dhe rezultatit ekonomik. Më tej duke u ndalur ne marrjen e masave per te ulur shpenzimet por gjethenje duke ruajtur cilesine e produkteve. Nepermjet disa te dhenave per koston dhe shpenzimeve ne sektorin e perpunimit te qumeshtit synohet; para se te ndermerret prodhimi i nji produkti jepet mundesia te gjykohet ne se ka leverdi? Nuk mjafton vetem deshira, por eshte e domosdoshme te kete njohuri dhe te mendohet mire: Cilat jane sasite e qumeshtit qe sigurohen si lende e pare, cilat jane kerkesat e tregut? Jo pa qellim eshte trajtuar kostoja e shpenzimeve per procesin e stazhionimit ne djatherat e forte qe zgjate deri ne 18 muaj, sepse çdo prodhues duhet te mendohet mire para se te ndermarre nji inisjative te tille. Specialistet argumentojne rritjen e kostos ne kete rast jo vetem nga koha teper e zgjatur por shoqerohet edhe me firo te theksuara qe mesatarisht arrijne ne masen 5,4 % qe do te thote PESHE DJATHI = humbje monetare. Më kane terhequr vemendjen ata qe quhen Minifabrika, qendra te vogla perpunimi qumeshti te pajisura me makineri – pajisje sipas produkteve qe pergatiten, keto ngrihen sa me afer prodhimit te qumeshtit si Stanet e dikurshme por jane moderne, dhe te zmontueshme pra mund te vendosen ne vende te ndryshme, në nje fare menyre i shkojne mbrapa tufes se dheneve kjo ka shume rendesi sepse lehteson dhe inkurajon fermeret per te rritur prodhimtarine e qumeshtit. Pjesa e dyte ne kete tekst perfshine ANALIZATORET, si ne çdo fushe edhe ne Industrine e Qumeshtit, Elektronika ka hyre fuqishem, une e kam ndjeke me vemendje prej disa dekadash, kam pare nga afer ne linjat e ndryshme teknolgjike aparatura qe bejne matje te parametrave ne vend, shpejt dhe sakte mbi bazen e rezultateve dhe te dhenave kompjuterike komandohet procesi. Apo laboratore ku me nji saktesi dhe shpejtesi te admirueshme kryhen analiza per te gjitha parametrat une kam arritur ne perfundimin se Nuk i ka hije nji laboratori pa keto analizatore. Edhe ne vendin tone shume standarte, kushte teknike, procese teknologjike per perpunimin e qumeshtit jane ndertuar sipas kerkesave te kohes por ne momentin qe do te kerkohet zbatimi rigoroz i tyre, perpunuesit me nxitim do t`u drejtohen aparaturave dhe instrumentave qe realizojne analiza bakteriale – fiziko – kimike te saketa dhe shpejt dhe qe nxjerrin rezultatet jo per disa ore ose edhe dite por per disa sekonda. Pikerisht kete jam perpjeke te realizoj, t`i njohe perpunuesit me keto instrumenta çudi beres. Sejcili mund t`i gjeje keto njohuri ne literaturen e fundit boterore por duhet kohe dhe mundim i madh, duke i pase ne Shqip kam menduar se ndihmoj çdo bashkekombas kudo qe ndodhet dhe qe eshte i interesuar per Industrine e Qumeshtit. Percaktimi i sakte dhe i shpejte i parametrave të qumështit siguron bazën për pagesë të drejtë ndaj prodhuesve të qumështit, menjanon fallsisfikimet e ndryshme dhe stimulon ne nji fare menyre apo e detyron prodhuesin te perqendrohet ne permiresimin e cilesise se qumeshtit qe eshte ne interes te prodhuesit – perpunuesit dhe konsumatorit.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria UBT sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 632 lekë
Më i ulëti
1 632 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 632 lekë
Më i larti
1 632 lekë
22 tet 2026
Projektimi dhe Analizatoret ne Industrine e Qumeshtit – Fatlum Dibra