
Provinca
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
– Ky roman të bën të mendosh se edhe ti e ke një histori të ngjashme, por pse nuk e ke shkruar deri më tani, apo nëse do të mund ta shkruash ndonjëherë? Ndërsa provinca nuk është kurrë diçka e re, veçanërisht qyetezat industriale pa asnjë lloj identiteti të periudhës post-komuniste. Vula që ajo lë tek gjithësecili prej nesh, është gjithmonë diçka origjinale, çka zbërthehet me mprehtësi dhe nga një pikëvështrim krejt i veçantë në këtë roman, përmes një autoportreti psiko-analitik, ku preken me guxim edhe indet më të fshehta të natyrës njerëzore. Provinca si dramë, kurth, fatalitet apo alibi e mëvonshme, vjen përmes një rrëfimi të ashpër, të vërtetë, pa asnjë lloj konservanti, dhe si i tillë, bindës. Luljeta Lleshanaku – Një marrëdhënie Edipi e përmbysur, ku ka nje vërtetësi të frikshme përshkrimi të realitetit. Thyerja e tabuve dhe rrëfimi i seksit të çojnë në erotizem, por njëkohësisht të ngjallin krupën. Trishtimi, dekadenca, neveria e një zhvillimi të degjeneruar janë sëmundje ngjitëse në këtë provincë. Libër i rëndësishëm , një rikthim në ekzistencializëm. Enkel Demi (Tom Kuka) – Provinca vjen si një rrëfim i mëvetshëm, me peshën e vragave që bart njeriu, çdonjeri prej nesh, pavarësisht copës së qiellit mbi krye. Sepse, tregon pa drojë gjurmët që na bëjnë të dallueshëm – veçmas në brenga e bashkë në përpjekjen për të marrë frymë me gjithë kraharorin. Qoshku i botës ku kemi lindur na ka angushtuar secilin; Liridon Mulaj guxon t’i kthehet harresës si kujtesa që na bën çfarë jemi… Suela Mino (Kryeredaktore e Leteratura)
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
21 tet 2026
Provinca