PURITO From Green Cleansing Oil

PURITO From Green Cleansing Oil

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

€13,50≈ 1 225 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets Kosova

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Pastrim fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

PURITO From Green Cleansing Oil është një vaj pastrues i butë dhe efektiv, i krijuar për të hequr makeup-in, kremin me SPF, papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, pa prishur ekuilibrin natyral të lëkurës. Formula përmban vajra me origjinë bimore, si vaji i ullirit, jojobës, farave të lulediellit dhe farave të rrushit, të cilët ndihmojnë në pastrimin dhe zbutjen e lëkurës pa e tharë.Tekstura e lehtë shkrihet butësisht në lëkurë dhe në kontakt me ujin shndërrohet në një qumësht të lehtë që shpëlahet lehtësisht, pa lënë ndjesi yndyrore. Pas përdorimit, lëkura ndihet e pastër, e butë dhe e hidratuar. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. *200ml Përdorimi Me duar të thata, aplikojeni në fytyrë të thatë dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore. Shtoni pak ujë dhe vazhdoni masazhin derisa vaji të bëhet qumështor. Shpëlajeni mirë me ujë të vakët. Për pastrim të dyfishtë, vazhdoni me një larës ujor. Përbërësit Përbërësit "magjik" Vaj ulliri, vaj luledielli, vaj jojobe, vaj bajameje të ëmbël, vaj farash rrushi, vitaminë E Lista e plotë e përbërësve Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sorbeth-30 Tetraoleate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glyceryl Caprylate, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Tocopherol Marka PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 225 lekë

Më i ulëti

1 225 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 225 lekë

Më i larti

1 225 lekë

22 tet 2026

PURITO From Green Cleansing Oil