
Pylli i pigmejve
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Pasi përshkuan pyjet e Amazonës, majat e Himalajës dhe përballuan një mijë prova, tanimë Nadia dhe Aleksandri ndodhen në zemër të Afrikës së zezë, ku do të shpëtojnë popullin e pigmejve. Ata udhëtojnë bashkë me gjyshe Kejtin, së cilës redaksia i ka caktuar detyrën për të shkruar një reportazh të rëndësishëm. Ndërkaq, në Najrobi, Aleksi dhe Nadia takojnë një falltare që i paralajmëron për një rrezik të afërt. Kur tashmë puna është duke përfunduar, hyn në skenë vëlla Fernandoja, një misionar që po kërkon dy shokët që kanë humbur në një rajon të paarritshëm. Vëlla Fernandoja i bind Kejtin dhe të tjerët që ta shoqërojnë për në Ngoube, vendmbërritja e mundshme e dy misionarëve. Aty e kuptojnë se në pyllin tropikal afrikan, gjuetia e paligjshme e elefantit dhe e kafshëve të tjera të egra tërheq mercenarë të paskrupullt. Të këqijtë tani janë shefat e Vëllazërisë së Leopardit: komandant Mbembeleja, magjistar Sombeja dhe mbret Kosongoja që ka skllavëruar fisin e pigmejve. Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me ndihmën e shpirtit të mbretëreshë Nana- Asantes, do të arrijnë t’i çlirojnë nga skllavëria. E po kështu do të bëhet e mundur edhe paqja midis pigmejve dhe fiseve të tjera.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
22 tet 2026
Pylli i pigmejve