PYLLI NORVEGJEZ

PYLLI NORVEGJEZ

Në stokPërditësuar dje

1 200 lekë

Ky produkt shitet nga Librari Arts në faqen e vet (librariarts.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Librari Arts

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariarts.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Shirat e ftohtë të nëntorit e kishin regjur tokën dhe i kishin dhënë atmosferën gri të peizazheve flamandë gjithçkaje, ekipit që ndihmonte uljen të veshur me mushamatë e shiut, flamurit në majë të godinës së aeroportit dhe reklamës së BMV – së në tablonë e madhe. Ja pra, përsëri në Gjermani. Kur avioni u ul, nga altoparlantët e sipërm filloi të dëgjohej një muzikë e lehtë, një orkestrim i ëmbël i këngës së Bitëllsave, "Norwegian Wood" (Pylli norvegjez). Melodia e saj më shkaktonte gjithmonë një drithërimë të lehtë, por këtë herë qe më e fortë se kurrë". Kjo muzikë e çon papritur Torun, personazhin e romanit, në një të kaluar shumë të largët, për të cilën kishte shumë kohë që nuk mendonte. Nuk arrijmë të mësojmë dot arsyen që e ka sjellë personazhin kryesor në Hamburg, por duket thjeshtë një urëkalim për tek e shkuara, nga e cila është dominura ky roman. Situata që përshkruhet në fjalinë hyrëse, nuk ripërsëritet më, ashtu siç edhe e tashmja nuk luan më asnjë rol. I gjithë romani është një kujtim i gjatë në të cilin fëmijëria rijetohet si në një film i ndërtuar mbi digresionet. Ky roman i jashtëzakonshëm elegjiak e ngriti Murakamin në krye të skenës letrare (dhe në listat e autorëve më të shitur në Japoni) dhe tregoi se është mjeshtër i manipulimit të zhanreve letrare, është i zoti të luajë me telat e zemrës, po aq lehtë sa edhe kënga e Bitëllsave "Norwegian Wood." Toru, një student i urtë dhe i pjekur para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh. Toru fillon të mësohet me jetën e universitetit, me izolimin dhe vetminë që gjen atje, por për Naokon, presionet dhe përgjëgjësitë e jetës, janë të padurueshme. Teksa ajo tërhiqet gjithnjë e më thellë në botën e saj të brendshme, Toru e gjen veten duke i kërkuar ndihmë njerëzve përreth dhe tërhiqet nga një vajzë e re me një pavarësi të paepur dhe pa paragjykime seksuale. Ky libër është një përzierje madhore e muzikës, emocioneve dhe etosit, me të cilin kanë qenë dominuar vitet gjashtëdhjetë, dhe udhëtimit romantik të një studenti të dashuruar. "Pylli norvegjez" është një histori tragjike dashurie e vdekjeje, humbjesh e ngritjesh dhe përfaqëson hyrjen triumfale të Murakamit në tregun japonez.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Librari Arts sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 200 lekë

Më i ulëti

1 200 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 200 lekë

Më i larti

1 200 lekë

22 tet 2026

PYLLI NORVEGJEZ