
Qyteti i arinjve
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Njerëzit thonë se Qyteti i Arinjve ka marrë fund. Një komunitet i vogël i rrethuar nga pylli, që humbet pak e nga pak nga vetja, ndërsa pemët e gëlltisin çdo ditë e më shumë. Por pranë liqenit gjendet një arenë akulli, e ndërtuar breza më parë nga punëtorët që e themeluan këtë qytet. Dhe brenda asaj arene gjendet arsyeja përse njerëzit e Qytetit të Arinjve besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja. Ekipi i të rinjve i hokejit mbi akull do të marrë pjesë në ndeshjen kombëtare gjysmëfinale dhe, në fakt, një shans për të fituar e kanë. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat e këtij vendi rëndojnë tashmë mbi supet e një grusht djemsh adoleshentë. Të kesh përgjegjësi për shpresat e një qyteti të tërë është një peshë e rëndë, dhe ndeshja gjysmëfinale bëhet katalizatori i një akti të dhunshëm, që do të lërë të traumatizuar një vajzë të re dhe do të pështjellojë qytetin. Akuzat do të shpërthejnë dhe, si rrathët ujorë në një pellg, do të përshkojnë të gjithë Qytetin e Arinjve, pa lënë askënd pa prekur. “Qyteti i Arinjve” eksploron shpresat që mbajnë bashkë një komunitet të vogël, të fshehtat që e shkatërrojnë atë dhe kurajën që i nevojitet një individi për të shkuar kundër rrymës. Në këtë histori të një qyteti të vogël pyjor, Fredrik Backman-i ka ngërthyer të gjithë botën.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
22 tet 2026
Qyteti i arinjve