
Qyteti i Pasur
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Dritan Publishing në faqen e vet (dritanpublishing.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Dritan Publishing
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në dritanpublishing.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
nga Roger Crowley # Histori Përktheu: Dritan Koka Numri i faqeve: 484 Përshkrim i shkurtër Autori i bestsellerit të New York Times “Perandoritë e Detit” përvijon udhëtimin befasues pesëqindvjeçar të Venedikut deri në majën e pushtetit, madhështisë e pasurisë, në një rrëfim epik, që nuk ka rivalë për sa u përket dramës e intrigave. Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe. Në midis janë tre shekuj supremacie detare venedikase, gjatë të cilëve një qytet i vogël me “banorë të lagunës” u kthye në vendin më të pasur në planet. Duke u bazuar në dëshmi të dorës së parë rreth betejave të përgjakshme detare, negociatave të shkathëta e manovrave diplomatike, Crowley pikturon një pamje të gjallë të këtij populli lakmitar e plot iniciativë dhe të territoreve të bollshme që ranë nën sundimin e tij. Nga hapja e rrugëve të erëzave deri te përplasja midis krishterimit dhe islamit, Venediku luajti një rol kryesor në konfliktet përcaktuese të kohës së vet, jehona e të cilave ndihet ende sot. “[Crowley] shkruan me një gjallëri befasuese, e cila betejat detare dhe rrethimet i nxjerr jashtë faqeve të librit.” – The New York Times “Crowley dokumenton kulmin e lavdisë së dikurshme të Venedikut me një simpati uordsuorthiane, të plotësuar nga dija mbresëlënëse dhe entuziazmi infektues.” – Wall Street Journal Ngritja dhe rënia e Perandorisë së Venedikut është një histori e parezistueshme dhe Crowley është një kronikan i përkryer. Michael Prodger, Financial Times .
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Dritan Publishing sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
31 tet 2026
Qyteti i Pasur