
Rilindasi i fundit dhe regjimi komunist
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Ismail KADARE Dhimitër Shuteriqin e kam njohur që në fillimin e viteve ’50. Më kujtohet që ishin dy drejtues të Lidhjes, ishin si borgjezë të dy, Dhimitër Shuteriqi dhe Mark Ndoja. Na kishin marrë disa herë në lokal për kafe, mua dhe një shokun tim, Vangjel Gjeçi, që ka humbur përgjithmonë. I humbur në kuptimin e plotë të fjalës. Këta pra, Dhimitri me Mark Ndojën, ishin dy mjeshtrat e Lidhjes, dy zotërinj të vërtetë, kurse ne ishim dy shkrimtarë të rinj. Kishim qenë jashtë, në Moskë, venim dhe vinim në ish-Bashkimin Sovjetik. U pëlqente të rrinin me ne dhe ne kishim qejf të rrinim me ata. Ne sa kishim botuar shkrimet e para në gazetën “Letrari i Ri”. Në atë kohë ne ishim të guximshëm në mendime dhe nuk kishim frikë prej tyre, pra nuk ngurronim të rrinim me ta, përkundrazi. Ndërsa me Mark Ndojën nuk pata rast të takohesha më, pasi ai e pësoi më vonë dhe nuk e kam të qartë se ç’u bë me të. Me Shuteriqin m’u dha rasti të njihesha nga afër disa vjet më vonë, kur unë vajta gazetar te “Drita”, që i kishte zyrat në Lidhje. Takoheshim dhe komunikonim me njëri-tjetrin. Ai ishte në katin e dytë, ne ishim në kat të parë. Shuteriqi ishte vërtet shumë dashamirës ndaj meje, më shihte me njëfarë kureshtjeje, pasi unë vija nga një botë tjetër, që nuk ishte as Lindore dhe as Perëndimore. Isha si një mister për të: “Si i kupton ky këto gjëra?!”. Unë vija nga një vend siç ishte Bashkimi Sovjetik, që ishte niveli më i lartë i gjithë kampit socialist. Aty kishte kombësi të ndryshme shkrimtarësh dhe ne bisedonim për tema të ndryshme pa pasur frikë nga njëri-tjetri. Unë isha atje bashkë me Sterjo Spassen. Sterjo ishte babëlok i vërtetë. Më duhet të them se në atë kohë kishim një liri të madhe, kjo edhe për shkak të moshës sonë, megjithëse Sterjo ishte 44 vjeç dhe unë vetëm 22 vjeç. Shuteriqin e kujtoj dhe e mbaj mend si një njeri shumë serioz. Kur unë pata atë që e quajnë konflikt me Bilal Xhaferin (për romanin “Dasma”), që në fakt as ia vlen ta përmendësh, se nuk ka qenë i tillë, Shuteriqi e menaxhoi në mënyrë të ndershme dhe u tregua tepër korrekt. Është fakt që Shuteriqi, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ishte mjaft dashamirës dhe ndihmonte shkrimtarët që kishin probleme në biografi, por kjo gjë nuk mund të quhej dëmtuese për të. Njerëzit në një diktaturë durojnë disa sulme. Struktura e tyre, mendore, fizike, morale, u bën ballë atyre. Pra, këto ndërhyrje nuk e dëmtonin Shuteriqin. S’i thoshte njeri: “pse e ndihmoi, pse e përkrahu Dhimitri!” Nënteksti ishte se Dhimitri kishte ca ide borgjeze. Këtu qëndronte dhe roli përparimtar i tij, rol që e mbante mbi supe dhe e kuptonte. Parulla të tilla si “kështu na thotë partia” etj, nuk thoshte ai asnjëherë. Kishte një stil që merreshim vesh ne. Në fillim të vitit 1973, pra në periudhën pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion, kur filloi goditja ndaj njerëzve të Artit e Kulturës, në mbledhjet e gjata që u bënë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, në Komitetin e Partisë së Tiranës, në Komitetin Qendror të PPSH-së etj., etj., u bënë analiza dhe kritika të shumta. U sulmua edhe Dhimitër Shuteriqi. Ai u akuzua për frymë liberale, se kishte lejuar atë situatë në Lidhje etj., etj. Ndër njerëzit që ai kishte mbështetur apo kishte përkrahur, me një fjalë shkrimtarë veprimtaria e të cilëve binte ndesh me orientimet e vijën e Partisë për Artin e Kulturën, jam përmendur e kritikuar edhe unë. Kjo gjë tashmë është e njohur dhe del qartë edhe te ky libër në mjaft dokumente arkivore të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së etj., por dhe te dy-tre libra të tjerë, që autori i këtij libri, Dashnor Kaloçi, ka botuar para tre-katër vjetësh, ku unë jam kritikuar apo akuzuar si një njeri dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Dhimitër Shuteriqit dhe Fadil Paçramit. Por për hir të së vërtetës, unë në atë kohë nuk pyesja shumë për këto akuza, nuk i merrja seriozisht këto gjëra. Fare. Duket sikur po mburrem, por ashtu ka qenë e vërteta. Kisha një ide sublime për letërsinë, e cila më mbante gjallë në çdo moment. Nuk doja të dija për asnjë udhëzim që mund dhe jepte Partia, për asnjë, absolutisht! Kisha vetëm një gjë në mend, gjeja e një figure të bukur dhe, kështu, tri ditë isha i shpëtuar…! Kjo në letërsi quhet gjetje gjeniale, ku shkrimtari e kupton menjëherë kur gjen diçka të tillë, të themi të pavdekshme. Me këtë gjendje jetoja kur shkruaja dhe prisja kur të kthehej Helena nga puna, që t’ia tregoja edhe asaj. Heqja e Dhimitrit nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve u prit natyrshëm në njëfarë mënyre nga ne, sepse në atë kohë, pra, pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion, kur Enver Hoxha kishte mbajtur ato fjalimet e tmerrshme në Presidiumin e Kuvendit Popullor, aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së etj., ndodhën ndryshime dhe ndëshkime kudo në institucionet kulturore dhe artistike me lëvizje, shkarkime, heqje nga detyra etj. Por qe fat që “çështja Shuteriqi” nuk përfundoi në mënyrë dramatike, pra me burg apo internim etj., masa që zbatoheshin në atë ko…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 020 lekë
Më i ulëti
1 020 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 020 lekë
Më i larti
1 020 lekë
22 tet 2026
Rilindasi i fundit dhe regjimi komunist