
ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Mask
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Maska fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Mask brenda në paketimin e saj përmban 28 copë maska “Sheet Mask” të vendosura njëra mbi tjetrën të cilat mund t'i aplikoni kurdoherë dëshironi. Esenca e këtyre maskave është e formuluar me vitaminë C dhe ekstrakt rrushi, dy përbërës të cilët ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim! Këto maska gjithashtu balancojnë mbiprodhimin e sebumit, dhe ngadalësojnë prodhimin e tepërt të melaninës, duke reduktuar problemet dhe pasojat e mëvonshme të saj në lëkurë. Nga ana tjetër formulimi me glicerinë, ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke forcuar kështu barrierën mbrojtëse natyrale të saj. Që në momentin e parë të aplikimit, maskat ofrojnë hidratim të thellë dhe butësi të lëkurës. Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë. Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial. *28 maska Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Përbërësit "magjik" vitaminë C, ekstrakt rrushi, glicerinë Lista e plotë e përbërësve Water, glycerin, BG, 3-O-ethylascorbic acid (vitamin C derivative), tocopherol acetate (vitamin E derivative), ascorbic acid, lemon fruit extract, grapefruit fruit extract, glycyrrhizic acid 2K, Na citrate, PPG-6 decyl Tetradeces-30, citric acid, EDTA-2Na, xanthan gum, K hydroxide, ethanol, methylparaben, fragrance Marka ROHTO MENTHOLATUM është një kompani e njohur japoneze farmaceutike, me një prani të fuqishme në industrinë e kujdesit të lëkurës dhe shëndetësisë. E themeluar në vitin 1899, fillimisht marka u fokusua në zhvillimin e trajtimeve mjekësore pa recetë, dhe më vonë u zgjerua në kujdesin e lëkurës, duke u bërë një lider në të dy fushat. Gama e produkteve të ROHTO është mjaft e larmishme, duke përfshirë pika për sy, kremra mbrojtës ndaj diellit, trajtime kundër akneve dhe hidratues. Marka njihet për formulat e saj inovative, shpesh duke kombinuar përbërës tradicionalë japonezë me teknologji moderne. Disa nga linjat e tyre më të njohura përfshijnë produktet për mbrojtjen nga dielli, balsamet për buzë dhe zgjidhjet për trajtimin e akneve, siç është seria “Acnes”. Shumë prej produkteve të tyre theksojnë efektin qetësues dhe freskues, shpesh duke përdorur mentol për vetitë e tij freskuese. Marka ka përqafuar gjithashtu trendet globale, duke e bërë gamën e saj të produkteve të disponueshme në mbarë botën.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 300 lekë
Më i ulëti
1 300 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 300 lekë
Më i larti
1 300 lekë
21 tet 2026
ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Mask