
Romeo dhe Zhulieta
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Romeo dhe Zhulieta u shkrua nga Shekspiri në një periudhë relativisht të hershme të karrierës së tij letrare, rreth viteve 1594-1595. Në shekullin XX, për një kohë të gjatë, kritikët kanë tentuar ta nënvlerësojnë këtë vepër në krahasim me katër tragjeditë e mëdha që Shekspiri shkroi në dekadën e parë të shekullit XVII ( Hamleti , Mbreti Lir , Makbethi dhe Otello ). Në krahasim me veprat e tjera, dramës Romeo dhe Zhulieta duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Të tjerë studiues e kanë ngritur statusin e saj brenda listës së plotë të veprave të Shekspirit. Ata e kanë bërë këtë duke e lënë mënjanë vlerësimin krahasues dhe duke e gjykuar veprën Romeo dhe Zhulieta si një vepër arti më vete. E parë nga kjo perspektivë, kjo dramë tragjike, për dashnorët e rinj të “pafat”, është vlerësuar si një vepër e jashtëzakonshme. Në të vërtetë, Romeo dhe Zhulieta , në atë kohë ishte një pjesë skenike eksperimentale për kompozimin e saj, duke paraqitur disa dallime radikale nga rregullat mbizotëruese për një kohë të gjatë. Këto aspekte novatoriste të pjesës, për më shumë, theksojnë dhe zgjerojnë temat e saj kryesore. Këto të fundit përfshijnë antitezën ndërmjet dashurisë dhe urrejtjes, përdorimin korrelativ të polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës (si element tematik dhe strukturor) dhe dhënia e statusit kryesor Fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
21 tet 2026
Romeo dhe Zhulieta